Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Znj. Evis Kushi në orët e mëngjesit ka marrë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të mësueses Blerina Lamçja nga Elbasani, në një moshë fare të re, pas një beteje të vështirë kundër virusit Covid 19, të cilën nuk e fitoi dot.

Në mesazhin e saj ngushëllues, Znj. Kushi bën dhe një herë thirrje për të mos neglizhuar vaksinimin, si mënyra më e mirë për të shmangur sa më shumë rrezikun e këtij virusi.

STATUSI I PLOTË I MINISTRES EVIS KUSHI:

Të dashur miq,

Jam shumë e hidhëruar për ndarjen nga jeta të mësueses Blerina Lamçja (Hoxholli) në shkollën speciale “Zëra Jete” në Elbasan. Blerina e humbi betejën me Covid-19 në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas trishtim jo vetëm tek familja e saj, kolegët dhe miqtë që e kanë njohur nga afër, por edhe nxënësit e shkollës, për të cilët Blerina punonte me aq shumë përkushtim e dashuri.

Ky lajm duhet të na ndërgjegjësojë të gjithëve që rreziku nga virusi është ende mes nesh, prandaj shërben si një apel i fortë që të mos i neglizhojmë për asnjë moment vaksinimin dhe respektimin e protokolleve shëndetësore.

 

https://www.facebook.com/100057450729783/posts/357508016174220/