Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi e ka nisur ditën e sotme me postimin e një videoje me ambientet e reja të gjimnazit “Gramoz Palushi” në Babrru Qendër të Kamzës.

Këto ambiente tashmë të përfunduara janë gati për të pritur nxënësit dhe mësuesit e këtij gjimnazi në vitin e ri shkollor.

POSTIMI I PLOTË I MINISTRES KUSHI

Mirëmëngjes,

Dhe me këto pamje të gjimnazit të rindërtuar “Gramoz Palushi” në Babrru Qendër të Kamzës, një pjesë e të cilit është ndërtuar nga e para dhe që në shtator do të jetë gati për të pritur 650 nxënës dhe 33 mësues, duke shërbyer edhe si qendër komunitare për të gjithë banorët e zonës, ju uroj një ditë të mbarë!

https://fb.watch/msaJ63T6lX/?mibextid=Nif5oz