Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi deklaroi se të rinjtë gjithnjë e më tepër po i përshtaten tregut të punës kur zgjedhin degën për të cilën duan të studiojnë.

Në ceremonia e dhënies së “Medaljes së Artë” për nxënësit që kanë përfunduar gjimnazin me 10 absolute, ku i pranishëm është dhe Kryeministri Edi Rama, Kushi tha se mbi 30 % e studentëve ekselentë kanë zgjedhur të studiojnë për inxhinieri informatike, arkitekturë, etj., ndërsa 50 % e tyre kanë zgjedhur degën mjekësi.

 

 

Nga ana tjetër, ministrja informoi se edhe numri i studentëve ekselentë që ju janë drejtuar dyerve të universiteteve shqiptare është rritur, në krahashim me një vit më parë, teksa vetëm 13 % e tyre u janë drejtuar universiteteve ndërkombëtare.

 

“87 % e studentëve ekselentë kanë zgjedhur të studiojnë në universitetet shqiptare, dhe këtë vit kjo shifër është 7 % më e lartë, pasi një vit më parë ishte 80 % numri i studentëve ekselentë që vendosën të ndqinin studimet e larta në Shqipëri”, tha Kushi.

 

Kushi theksoi se kjo vjen edhe për shkak të politikave që janë ndërmarrë në drejtim të arsimit, ndërsa theksoi se po punohet fort për ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe për më shumë programe të përbashkëta, të dyfishta, për të rritur cilësinë në arsimin e lartë.

Nga ana tjetër, ministrja Kushi tha se këtë vit për herë të parë qeveria ka ofruar edhe mbështetje studentore.

 

 

“Kemi ofruar bursa studimi me vlerë sa paga minimale për studentët ekselentë, por edhe për ata që kanë zgjedhur programe prioritare si mësuesi, bujqësi apo turizëm, si dhe për studentët që kanë fituar olimpiada ndërkombëtare. Por kjo bursë jepet me kushtin që këta studentë të kontribuojnë pas diplomimit për të paktën 3 vite në Shqipëri”, tha ajo.

 

https://fb.watch/gh5yLWAIFo/