Ministria e Arsimit dhe Sportit

Përshëndetje të gjithëve!

E kam pritur me padurim këtë moment sepse doja t’ju njihja na afër ju të dashur nxënës të talentuar që prej fillimit të nëntorit, na keni mahnitur me pikturat tuaja plot kreativitet, plot ngjyra në konkursin “Shqipëria Ime”. Tashmë konkursi i pikturës “Shqipëria Ime” është bërë një traditë për MAS. E organizojmë çdo vit në prag të festave të nëntorit. Dhe e bazojmë në tre parime kryesore.

Së pari të zbulojmë, të zhvillojmë dhe mbështesim talentet. Gjatë këtij konkursi ne kemi zbuluar talente të jashtëzakonshme. Shpeshherë talentet janë aty por i duhet dhënë një mundësi për ta zbuluar. Kemi zbuluar Marion nga Shkodra, i cili ka pikturuar gjyshen e tij me veshje tradicionale. Një pikturë e jashtëzakonshme dhe ia ka bërë dhuratë gjyshes për 85-vjetorin.

 

Po kështu edhe Edseli që ka pikturuar vajzën përsëri me veshje tradicionale. Edseli është shumë e vogël por e ka pikturuar aq bukur sa që  njerëzit nisën të dyshonin nëse e ka bërë vetë këtë pikturë apo jo.

 

Parimi i dytë është gjithëpërfshirja. Në fakt gjithëpërfshirja është parimi ynë bazë, vizioni ynë bazë në sistemin arsimor. Shumë njerëz na kanë pyetur pse e organizoni konkurs digjital dhe jo si të gjitha konkurset e tjera tradicionale që nxënësit të vijnë bashkë me pikturat e tyre. Në fakt ne nëpërmjet këtij konkursi digjital u kemi dhënë mundësi të gjithëve. Edhe nxënësve që jetojnë shumë larg. Edhe atyre që nuk i kanë mundësitë ekonomike që të vijnë çdo herë në Tiranë. Apo edhe ata që nuk i kanë kushtet familjare që dikush të vijë t’i shoqërojë.

 

Kështu që nëpërmjet këtij konkursi ne kemi arritur që të pjesëmarrje me mijëra nxënës nga gjithë Shqipëria. Ne më pas me një komision ekspertësh kemi përzgjedhur 90 pikturat më të mira të ndara në tre kategori: Arim Follor, Arsim i Mesëm i Ulët dhe Arsim i Mesëm i Lartë.

Të gjitha këto më pas u publikuan në rrjete sociale dhe ju kishit mundësinë që me pëlqimet tuaja të përcaktonit fituesit. Por ne i konsiderojmë fitues të 90 pjesëmarrësit në këtë konkurs. Kështu që ju falënderoj nga zemra.

 

Parimi i tretë është promovimi i vlerave më të mira shqiptare.

Ju të dashur nxënës me atë të pikturave tuaja i keni bërë promovimin më të veçantë Shqipërisë sonë të bukur, vendeve më të bukura, simboleve tona kombëtare, ngjarjeve historike, personaliteteve që kanë dhënë kontribut në historinë e kombit shqiptar.

Pra ky është një konkurs që nxit edhe vlerat e atdhedashurisë dhe krenarisë kombëtare.

Unë dua t’ju njoftoj të dashur mësues, nxënës e prindër që ne prej muajit janar do të fillojmë një program të ri Art, Zeje dhe Sport, dhe ka për qëllim jo vetëm zbulimin dhe zhvillimin e talenteve, por edhe që të nxisim tek nxënësit një jetë të shëndetshme, një jetë sa më larg celularëve apo tabletave që sot janë trend. Dhe sa më shumë jetë kulturore, artistike, jetë së bashku me njëri-tjetrin dhe mësuesit. I kemi marrë të gjitha masat, do ta fillojmë në 200 shkolla dhe do ta zgjerojmë në të gjithë vendin.

Falënderoj mësuesit që i kanë mbështetur shumë nxënësit dhe i kanë nxitur të marrin pjesë në këtë konkurs. Po ashtu prindërit që i kanë mbështetur dhe sot janë shumë krenarë.

 

Në mënyrë të veçantë falënderoj nxënësit. Ju falënderoj nga zemra që të gjithëve, Na keni dhuruar emocione shumë të bukura. Kam vetëm një mesazh për ju, që të punoni sa më shumë.

Talenti është i rëndësishëm, por talenti humbet pa punë.

Jam shumë e sigurt që ju me mbështetjen e prindërve, mësuesve, me programet e reja që ne kemi do të keni mundësi ta zhvilloni talentin tuaj.

Meqë jemi në fund të vitit, dua ta shfrytëzoj këtë mundësi që t’ju uroj të gjithëve një vit të mbarë, gëzuar festat dhe pushime të mbara!

 

https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=525351106295740