Ministria e Arsimit dhe Sportit

Unë jam padyshim e lumtur në fakt, është fjalë e duhur që duhet thënë që marrë informacion nga 15 gjimnaze të Tiranës, nga drejtuesit por jo vetëm edhe nga prindërit e mësuesit e këtyre shkollave ku ka filluar zbatimi i projektit, që ka qenë një javë e mbarë, një javë e mbarë jo vetëm në ndarje informacionesh përbashkëta dhe prezantimi midis oficerëve të sigurisë këtyre djemve dhe vajzave të mirë trajnuar, por edhe në zgjidhje siç e patë edhe në rastin konkrete si edhe situatave konkrete në këto shkolla. Besoj që duhet ripërmendur edhe njëherë fakti që edhe nxënësit e thonë, që i shohin si miq për të mësuar në një mjedis më të sigurt, mësuesit po ashtu i shohin si miq të mirë për të mundësuar siguri edhe në ato ambiente ku mësuesi nuk është prezent, drejtuesit e shkollës po ashtu, por besoj që të gjithë bashkë do të bëjnë të mundur atë që mbetet misioni i shkollës, mbetet misioni i mësuesit, një mjedis i sigurt për të mirë arsimuar dhe mirë edukuar nxënësit. Këto djem edhe vajza janë një ndihmë e vyer për shkollën për të qenë ato më të sigurta edhe në jo vetëm brenda mureve të saj por edhe në rrethin përreth shkollës, por nga ana tjetër dua të theksoj me forcë që këto nuk bëjnë mësuesin. Figura kryesore për të mundësuar mirë edukim edhe për të zgjidhur konfliktet, për të menaxhuar sjellje qytetare mbetet mësuesi.

Ky projekt do të ketë shtrirje, ne po inspektojmë dhe marrim çdo ditë informacione që vijnë nga drejtuesit e 15 gjimnazeve në Tiranë ku është implementuar. Po ashtu edhe nga psikologët e shkollave, sepse sigurisht psikologët janë ata që menaxhojnë të gjithë sjelljet psiko-sociale të nxënësve edhe në rastet kur ka dhunë gjithfarëshe, por nga ana tjetër oficerët e sigurisë mundësojnë mjedise që nxënësit të ndihen shumë më të qetë qoftë edhe psikologjikisht, për të mësuar atë që ata dëshirojnë, një cilësi në nxënie apo dhe në edukim ashtu sikurse dhe një jetë kulturore gjithnjë e më të pasur në shkollat tona. Është një projekt që në fund të Qershorit ne do marrim gjithë informacionet e para.

https://www.facebook.com/1408444276095536/videos/2019031128370178/{:}