Ministria e Arsimit dhe Sportit

I nderuar rektor i UST,

Të nderuar pedagogë,

 

E pranova me shumë kënaqësi ftesën për të ardhur sot këtu ne UST , vërtetë për herë të parë, por më shumë projekte dhe arritje të përbashkëta.

 

Ju keni qenë një nga universitetet me sfidën më të madhe gjatë kohës së pandemisë, pasi programet tuaja lidhen ngushtë me prezencën fizike në universitet dhe me praktikat që duhet të kryeni në terrenet sportive që ju keni këtu. Por pavarësisht vështirësive, ju ia keni dalë mjaft mirë që të menaxhoni procesin mësimor.

 

Së pari, vizita synon të nisim mbarë procesin e hapjes së programeve doktoraturave, programe të ciklit të tretë të studimeve. Ju përgëzoj për aplikimet tuaja të suksesshme dhe kam shumë besim që do të tregoni përgjegjshmëri e seriozitet për të ofruar cilësi të larte në këto programe;

 

  • Doktoratë në “Shkenca Sportive” (11 kuota)
  • Doktoratë në “Aktivitet Fizik dhe Shëndeti” (11 kuota)

 

Hapja pas disa vitesh e programit të doktoraturave eshte nje arritje e rendesishme e përbashkët. Unë ju falënderoj juve, por edhe universitetet e tjera në vend, që së bashku edhe me ekspertet në MAS arritëm t’i rishikojmë të gjitha procedurat dhe aktet nënligjore, duke hartuar udhëzuesin dhe VKM përkatëse në përshtatje me ligjin e ri të arsimit të lartë.

 

Por, tashme vëmendja jonë duhet të jete maksimale të cilësia, që të mos rrezikojmë në asnjë rast situatat që kishim disa vite më parë, ku një profesor udhëhiqte me dhjetëra studentë, pa asnjë kriter, asnjë kontroll, dhe pasojat e këtyre situatave jemi ende duke i vuajtur në sistem.

 

Unë e përsëris gjithmonë që në si ministri do jemi shumë rigoroze, dhe jam besimplotë që njësoj do jeni edhe ju, duke respektuar pike për pikë të gjitha ato kritere, ato standarde që i kemi hartuar e miratuar së bashku.

 

Së dyti, në kuadër të objektivit tonë të përbashkët të ndërkombëtarizimit, UST ka bërë progres të konsiderueshëm në këtë drejtim, ku vlen të përmenden bashkëpunimet me disa universitete evropiane si: Universiteti i Romës, Budapestit, Vjenës, Rumanisë, Sofje, Mal I Zi, etj.

 

Sfida jonë është që këto marrëveshje të përkthehen sa më shpejt në programe të përbashkëta apo të dyfishta. Dhe për këtë kemi vendosur një afat të ri, 29 prill për aplikimet e programeve të përbashkëta, në mënyrë që t’u japim mundësi për t’i konkretizuar që vitin e ardhshëm akademik.

 

Së treti, Si në çdo sektor, edhe në sport kërkimi shkencor është mjaft i rëndësishëm në nivel evropian dhe botëror për përfitimet që sjell në edukimin dhe shëndetin e fëmijëve dhe të të rinjve, por edhe në zhvillimin e politikave dhe metodave të mësimdhënies.

 

Hapja e programeve të doktoraturës vjen edhe me investimin e laboratorit të ri, falë një projekti të hartuar sipas të gjitha standardeve të vendosura nga MAS dhe AKKSHI, i cili do të shërbejë për tu ofruar mundësi studentëve, doktorantëve dhe kërkuesve shkencor të zhvillojnë kurrikulat mësimore dhe hulumtimin shkencor njësoj me standardet Evropiane.

 

Projekti është financuar ne vitin 2021 me shumën 19,589,000 lekë ose (160,000 Euro) (10.5% e totalit të buxhetit të akorduar për financimin e këtij programi). Ky financim vërteton edhe një herë seriozitetin dhe vëmendjen që kemi ndaj Universitetit të Sporteve.

 

Së katërti, si Ministre e Arsimit dhe Sportit, ndjehem mirë për arritjet tuaja ne riorganizimin e institucionit, siç është hapja e fakultetit të tretë, ai i Shkencave të Rehabilitimit, si dhe programeve të reja të studimit, qe sapo kemi miratuar ne fazën e parë (Mësuesi në edukim fizik e shëndetësor, riorganizim MP ne MSH).

Më vjen mirë që biblioteka e UST dhe burimet e literaturës së nevojshme për programin e studimit plotësojnë standardet e EU. Titujt dhe përmbajtja e kësaj literature mund të vizitohen online nga përdoruesit. Literatura përmban 2200 tituj nga tekstet dhe librat me bashkëkohore më të lexuar, më të mirë dhe më të shitur nga viti 2006 deri në 2020, të cilët mbulojnë plotësisht të gjitha fushat e kërkimit dhe studimit të cituara në këtë program.

Se fundi, Tregu i punës kërkon specialistë të kualifikuar në fushën e “Shkencave Sportive”.

Këtë vit projekti “Ekipet sportive”, 5 milionë dollarë, i cili synon masivizimin e sportit, organizimin e kampionate dhe identifikimin e talenteve.

Vitin e ardhshëm shkollor 2022-2023 MAS do të dyfishojë numrin e klasave sportive (parashikohet rreth 400 klasa), duke shtuar tre disiplina të reja për klasat sportive në shkolla: Gjimnastikë, atletikë, tenis. Pikërisht, kjo do të sjellë më shumë vende pune për mësuesit e edukimit fizik.

 

Gjithashtu, falënderime rektorit për punën që po bën edhe për infrastrukturën në UST, për regjistrimin e pronave dhe projektin, me qëllim që së shpejti të ketë një nga kampuset me bashkëkohore jo vetëm në Shqipëri, por edhe ne rajon.

 

Ju uroj të gjithëve shumë suksese, veçanërisht studentëve në programet e reja të doktoraturës.