Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi priti në një takim, përfaqësues nga Unioni Evropian dhe Federata Shqiptare e Taekwondo-së.

Pak ditë më parë nisi Edicioni i 7-të Evropian i Kupës së Presidentit në Taekwondo, i cili do të vijojë deri në datën 27 shkurt në Durrës. Në këtë aktivitet prestigjioz marrin pjesë rreth 2000 sportistë nga 50 shtete, ndër ta edhe sportistë me aftësi ndryshe në “Para Taekwondo”.

Gjatë takimit, krahas Edicionit të 7-të Evropian të Kupës së Presidentit, u diskutua edhe për Kampionatin Evropian U21, i cili do të zhvillohet nga data 2 deri në 7  tetor në Shqipëri.

 

https://www.facebook.com/kushievis/posts/418848760040145