Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka vijuar me inspektimet në shkolla, për të ndjekur nga afër ecurinë e mësimit plotësues, ndërkohë që mbeten edhe dy javë për fillimin e vitit të ri shkollor 2021-2022.

 

Në shkollën 9-vjeçare “Bardhyl Popa” në Elbasan ministrja Kushi është njohur nga afër me ecurinë e mësimit plotësues, zbatimin e masave anti-COVID, procesin e shpërndarjes së librave falas, zhvillimin e aktiviteteve kulturore-sportive, si dhe futjen e lëndës së anglishtes që në klasë të parë.

 

Znj. Kushi gjatë vizitës së saj në këtë shkollë ka nënvizuar se pjesëmarrja e nxënësve në mësimin plotësues duket shumë e kënaqshme, gati – gati si mësim normal. Ajo ka përgëzuar mësuesit për punën intensive për të ndihmuar për një fillim sa më të mirë të këtij viti shkollor, ndërkohë që ka kërkuar nga të gjithë mësuesit dhe drejtuesit e institucioneve arsimore që të vijojnë me këtë ritëm të lartë pune.

https://www.facebook.com/kushievis/videos/143697907955280