Ministria e Arsimit dhe Sportit

Këtë herë janë nxënës të gjimnazit “Naim Frashëri” në Durrës ata që kanë spikatur në aktivitetin promovues të përjavshëm “E Premtja e Leximit”.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, ka mbetur e surprizuar nga aktiviteti i tyre i organizuar në një format të veçantë “online”.

“Jam vërtetë shumë e surprizuar nga nxënësit e mrekullueshëm të gjimnazit “Naim Frashëri” në Durrës për këtë organizim fantastik të aktivitetit E Premtja e Leximit! Një bravo të madhe të gjithëve!” – ka shprehur kënaqësinë për rezultatet e mira të kësaj nisme ministrja Kushi në një status në rrjetin social “Facebook”.

Nisma e ndërmarrë pak javë më parë “E Premtja e Leximit” po nxjerr në pah mjaft nxënës të talentuar si në lexim, ashtu edhe në krijime. Ajo shërben mbi të gjitha për t’i kushtuar rëndësi më të madhe identitetit dhe kulturës sonë, si dhe për të vlerësuar, ruajtur, përparuar dhe kultivuar gjuhën e bukur dhe të ëmbël shqipe.

 

https://www.facebook.com/watch/?v=724587991759010