Ministria e Arsimit dhe Sportit

Nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetin e saj social dhe teksa shfaqet duke lexuar poezinë “Tetor” të Ismail Kadare gjatë një aktiviteti të pak kohëve më parë, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka lançuar nismën më të fundit nëpër shkollat tona, “E Premtja e Leximit”.

“Me leximin modest të poezisë “TETOR” të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, gjatë aktivitetit kushtuar Ditës Kombëtare të Rinisë në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, kam dëshirë të lançoj nismën më të fundit të #MASR për nxënësit në shkollat tona “E Premtja e Leximit” – shprehet Ministrja Kushi në postimin e saj.

“Çdo të premte, leximi i poezive, prozave apo eseve nga nxënësit dhe për nxënësit, krijuar nga ata vetë apo autorë të njohur shqiptarë, do të jetë mbi të gjitha sensibilizim për zhvillimin e mëtejshëm të leximit” – nënvizon ndër të tjera Znj. Kushi rreth kësaj iniciative.

Nisma e ndërmarrë do të shërbejë edhe si një formë e thjeshtë për t’i kushtuar rëndësi më të madhe identitetit tonë dhe për të vlerësuar, ruajtur, përparuar dhe kultivuar gjuhën tonë të bukur dhe të ëmbël shqipe.

 

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/200393165109459/