Ministria e Arsimit dhe Sportit

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, zhvilloi një vizitë në shkollën speciale “Luigj Gurakuqi” në Tiranë.

Së bashku me deputeten Klotilda Ferhati, ministrja Kushi ka parë nga afër kushtet që ofron kjo shkollë e rikonstruktuar vitet e fundit, si dhe shërbimin e specializuar, duke filluar që nga shërbimi psiko-social, shërbimi logopedik, terapia e psikomotocitetit, kabinetet moderne të procesit mësimor etj.

“Nuk mund të rri pa shprehur mirënjohjen maksimale edhe për personelin mësimor, përkushtimi i të cilit është edhe garant i integrimit të fëmijëve të kësaj shkolle. Faleminderit me zemër çdo mësuesi ndihmës e punonjësi psiko-social për përkujdesjen e përditshme!” – shprehet Kushi në një status të saj në Facebook.

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/166183571863752/?d=n