Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka marrë një pjesë në një aktivitet të organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit pranë Muzeut Historik Kombëtar me fokus rritjen e ndërgjegjësimit të leximit tek të rinjtë.

Në këtë aktivitet të organizuar në kuadër të Ditës Kombëtare të Rinisë, ishin të pranishëm gjithashtu Ministrja e Kulturës Elva Margariti, Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit Alda Bardhyli dhe Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dr. Dorian Koçi dhe përfaqësues të organizatave e klubeve të ndryshme rinore.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministrja Kushi thekson se për shkak të ritmit të shpejtë të teknologjisë dhe proceseve globalizuese në kohën që po jetojmë “është një sfidë jo e vogël për çdo hallkë e çdo institucion të shoqërisë që të gjejë ekuilibrin më të shëndetshëm midis librit elektronik dhe librit tradicional”.

“Pa dyshim që rritja e buxheteve në këtë aspekt është një anë, por akoma më e rëndësishme është që të gjitha institucionet tona të kenë një strategji të posaçme në drejtim të përfshirjes dhe rritjes së leximit tek të rinjtë dhe nxënësit, duke filluar që nga moshat e vogla e në vijim” – shprehet ndër të tjera Ministrja Evis Kushi.

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/169562874859155/?d=n