Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, u takua me mësues dhe mësuese që janë në pension, në kuadër të Ditës Botërore të të Moshuarve.

“Në këtë pasdite të Ditës Botërore të të Moshuarve kalova momente të gëzueshme në Elbasan me mësuese e mësues tashmë në pension, të cilët ndër vite kanë spikatur me punën e palodhur dhe përkushtimin në fushën e arsimit”, – shprehet ministrja Kushi në statusin e saj në rrjetin social.

“Respekt pa kufi për brezin e tretë dhe #mirënjohje për çdo sakrificë tuajën!” – e përfundon postimin e saj ministrja.

 

https://www.facebook.com/103464624802314/posts/133344621814314/?extid=0&d=n