Ministria e Arsimit dhe Sportit

Në Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi organizoi një takim me rreth 40 mësues të përzgjedhur nga gjithë Shqipëria, me qëllim për t’i falënderuar dhe për t’i uruar atyre këtë ditë në emër të të gjithë mësuesve të Shqipërisë.

Gjithashtu në këtë takim ministrja pati një bashkëbisedim me këta mësues të përzgjedhur për të mësuar se si ka nisur ky vit shkollor në të gjithë vendin, si kanë gjetur zbatim nismat që kanë nisur këtë vit shkollor, duke dëgjuar sugjerime, problematika dhe duke ndarë opinione të përbashkëta për përmirësimin e mëtejshëm.

Mund të jetë një imazh i 14 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

Në një postim në rrjete sociale ministrja Kushi shkruan:

“Në Ditën Botërore të Mësuesit, edhe pse çdonjëri prej tyre kudo në Shqipëri ka respektin dhe mirënjohjen tonë më të thellë, kisha kënaqësinë të takoja disa prej tyre që prej vitesh japin kontribut duke arsimuar breza nxënësish nga të gjitha bashkitë e vendit.

Synimi ynë i përbashkët është që ta kthejmë mësuesinë në një profesion të dëshiruar nga të rinjtë e të rejat, si misionin më fisnik për shoqërinë. Prandaj këtë program studimi e kemi përfshirë në programet prioritare për zhvillimin e vendit dhe kemi hartuar politika për ta vlerësuar me dinjitet figurën e mësuesit.

Të dashur mësues! Ju falënderoj nga zemra për punën dhe përkushtimin tuaj të palëkundur në edukimin e fëmijëve tanë!”

Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

 

https://www.facebook.com/kushievis/posts/pfbid02Qbknt7b2CwWYsXhTsxQGiBN4isZukfKQZqQxqvEFUXdMLvj7TwcRMVUWaCUGbUQ9l