Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi zhvilloi një takim me drejtuesit e shkollave ku që nga muaji janar 2023 do të zbatohet programi “Arti dhe Zejet”.

Në një postim në rrjete sociale ministrja thekson se ky vit shkollor nisi me shumë programe të reja që synojnë rritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim, gjithëpërfshirjen, por edhe angazhimin e nxënësve në aktivitete të ndryshme sociale, kulturore, sportive, në bashkëpunim të ngushtë me prindërit dhe komunitetet lokale.

May be an image of 4 people, people sitting and indoor

“Në këtë kuadër, zhvillova një takim me drejtues të 200 shkollave në mbarë vendin, ku prej janarit 2023 do të zbatohet programi “Arti dhe Zejet”, me të cilin synojmë të rigjallërojmë traditat tona të bukura, por dhe të identifikojmë dhe mbështesim fëmijët e talentuar që në fazë të hershme”, – shkruan znj. Kushi.

 

Në këtë takim u diskutua rreth masave të marra që garantojnë mbarëvajtjen e këtij programi, por edhe rreth ecurisë së deritanishme të procesit mësimor dhe sfidave që na presin në muajt në vijim.

May be an image of 3 people, people sitting and indoor

https://www.facebook.com/kushievis/posts/pfbid02SMtKWimdLPzmGkz2RVXyBxA7utkiaxLqCNNGNSbhCgqTaC5Qma8yHVTV4DJbUX9Wl