Ministria e Arsimit dhe Sportit

Lundroni në këtë Seksion

Musa Ulqini – Këshilltar

musa.ulqini@arsimi.gov.al

Z. Musa Ulqini u lind në vitin 1959 në Shkodër. Z. Ulqini u diplomua në vitin 1983 pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike Juridike në degën Filozofi. Në periudhën 2009-2010 ka ndjekur studimet Master i nivelit të dytë në Shkenca Politike pranë Universitetit Evropian të Tiranës me fokus “Politika, Shoqëria dhe Demokratizimi”.

Deri në vitin 1990 ka punuar si gazetar në median e shkruar të kohës. Me vendosjen e pluralizmit

Ulqini u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 1992, funksion të cilin e ushtroi deri në vitin 2021. Për 25 vjet z. Ulqini kontribuoi në Komisionin e Përhershëm Parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik. Ai kreu ndër vite detyrën e kryetarit, nënkryetarit dhe sekretarit të këtij Komisioni. Z. Ulqini drejtoi në vitin 1998 grupin e punës për hartimin e ligjit të parë për mediat elektronike në Shqipëri.

Ai ka kontribuar edhe në disa mekanizma të tjerë të jetës parlamentare. Ka qenë anëtar i sekretariatit për kërkimin shkencor, bibliotekën dhe botimet e Kuvendit të Shqipërisë; anëtar i Byrosë së Kuvendit dhe sekretar për procedurat e votimit. Ka marrë pjesë në disa komisione parlamentare të posaçme ku më të rëndësishme janë komisioni për hartimin e projekt ligjit për zgjedhjet elektorale dhe ai për reformën administrative territoriale. Që nga viti 1992 z. Ulqini ka qenë edhe anëtar i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Ndërparlamentare (IPU).

Ulqini ka mbajtur postin e Ministrit të Informacionit në vitet 1998-1999. Institucioni që ai drejtoi kontribuoi në mënyrë të veçantë në informimin e publikut vendas e të huaj mbi mënyrën se si Shqipëria dhe aleatët e saj përballuan krizën e madhe humanitare të shkaktuar nga regjimi i Millosheviçit e që solli eksodin e qindra mijëra shqiptarëve të Kosovës.

Në vitet 1996-1998 z. Ulqini ka kontribuar edhe si Zv. Kryetar i Komisionit të Arsimit, Kulturës, Medias e Sportit pranë Këshillit të Bashkisë Tiranë. Ai ka qenë gjatë periudhës 1997-2000, anëtar i komitetit të arsimit në Programin “Tirana 2000” pranë AEDP.Z. Ulqini ka marrë pjesë në shumë trajnime të organizuara nga Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me institucione të ndryshme të vendit e të huaja në SHBA, Holandë, Belgjikë, Francë, Ceki, Gjermani, Itali, Austri, Greqi, Slloveni, Kroaci, etj.

Ulqini mban pozicionin e Këshilltarit të Ministres së Arsimit dhe Sportit që prej muajit tetor 2021 dhe fusha që mbulon në kabinet është marrëdhëniet me Kuvendin e Shqipërisë.