Ministria e Arsimit dhe Sportit

Lundroni në këtë Seksion

Kristi Mukollari – Këshilltar

kristi.mukollari@arsimi.gov.al

Z. Kristi Mukollari u lind në Pogradec më 28 qershor 1998. Ai ka përfunduar studimet e larta në degën Komunikim Marketingu në Kolegjin Universitar Bedër dhe ka qenë i angazhuar në këtë fushë që prej fillimit të studimeve Bachelor duke kryer praktika në disa televizione kombëtare dhe duke punuar si specialist në Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun dhe Median në të njëjtin universitetet. Më pas ka qenë i angazhuar në agjenci marketingu si Përgjegjës i Departamentit të Marketingut dhe Artit Digjital.

Gjatë studimeve dhe pas saj ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare me fokus Arsimin e Lartë, Komunikimin dhe Rininë.

Mukollari ka qenë pjesëmarrës dhe organizator i disa projekteve për zhvillimin dhe aftësimin e të rinjve duke u vlerësuar edhe me çmime mirënjohjeje. Aktualisht ai është i angazhuar edhe si pedagog i jashtëm në fushën e komunikimit dhe multimedias.

Ai është njohës i mirë i gjuhës angleze dhe turke.

Kristi Mukollari mban pozicionin e Këshilltarit të Ministres së Arsimit dhe Sportit që prej muajit maj 2021, dhe fusha që mbulon në kabinet është media dhe komunikimi publik.