Ministria e Arsimit dhe Sportit

Lundroni në këtë Seksion

Eva Bica – Drejtore Kabineti

eva.bica@arsimi.gov.al

Ajo mban titullin “Master i Shkencave” në Juridik, marrë në Universitetin e Torinos. Në të njëjtin universitet Znj. Bica ka kryer studimet në të Drejtën Administrative dhe Organizatat Ndërkombëtare në vitin 2006.

Prej vitit 2013 mban titullin Avokat, profesion të cilin e ka ushtruar në studion e saj ligjore.

Gjithashtu, znj. Bica ka ndjekur me sukses disa trajnime të lidhura me të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore.

Znj. Bica është njohëse e mirë e legjislacionit të qeverisjes vendore. Për 7 vite ka mbajtur pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm në Prefekturën e Qarkut Elbasan dhe më parë ka qenë pjesë e administratës se Bashkisë Elbasan si drejtore e përgjithshme e drejtorisë së projekteve, aseteve dhe prokurimeve.

Nga viti 2019 znj. Bica është pjesë e Këshillit Bashkiak të Elbasanit, anëtare e grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste.

Që prej tetorit 2020 mban postin e Drejtores së Kabinetit të Ministres së Arsimit dhe Sportit.