Ministria e Arsimit dhe Sportit

Financimi i Sportit në Shqipëri

Neni 13  (ligji 79/2017 “Për Sportin”, i ndryshuar)

Financimi i organizatave sportive

  1. 1. Federatat sportive, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Organizata Kombëtare Antidoping financohen me fonde të dhëna nga buxheti i shtetit në formë transfertë, të parashikuara në buxhetin e shtetit, si dhe nga burime të tjera të ligjshme.
  2. 2. Financimi i federatave sportive olimpike, Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Organizatës Kombëtare Antidoping përcaktohet me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për financat dhe të ministrit përgjegjës për sport
  3. 3. Ministria përgjegjëse për sportin financon federatat joolimpike me projekte nga buxheti i saj në formë transferte për veprimtari të propozuara prej tyre, duke pasur në konsideratë impaktin social, ekonomik dhe mjedisor.
  4. 4. Ministria përgjegjëse për sportin mbikëqyr dhe kontrollon veprimtarinë dhe administrimin e transfertës së buxhetit të shtetit në të gjitha organizatat sportive që kanë përfituar nga fondet publike.

 

Neni 19

Shoqatat sportive

4.Shoqatat sportive mund të përfitojnë financime edhe nga organet e pushtetit qendror ose vendor, në zbatim të dispozitave të legjislacionit shqiptar në fuqi, nëpërmjet transfertave dhe nga burime të tjera.

 

Neni 20

Shoqëritë sportive

4.Shoqëritë sportive mund të përfitojnë financime edhe nga organet e pushtetit qendror ose vendor, në zbatim të dispozitave të legjislacionit shqiptar në fuqi, nëpërmjet transfertave dhe nga burime të tjera.

 

Neni 21

Klubet sportive

4.Klubet sportive mund të përfitojnë financime nga organet e pushtetit qendror ose vendor, në zbatim të dispozitave të legjislacionit shqiptar në fuqi, nëpërmjet transfertave dhe nga burime të tjera.

 

Neni 39

Financimi nga buxheti i shtetit

1.Fondet e Buxhetit të Shtetit për sportin përcaktohen në Buxhetin vjetor të Shtetit.

2.Në financimin e sportit përfshihen edhe burimet financiare nga pushteti vendor, organizatat sportive, federatat ndërkombëtare sportive, bastet sportive, donacionet, sponsorizimet, e drejta televizive, reklama dhe nga ndonjë burim tjetër i ligjshëm.