Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit dhe Sportit këtë fundjavë ka zgjedhur të shprehë respektin për mësuesit, duke postuar tek rubrika e saj periodike “Vlerat e Arsimit” një mësues veteran nga zona e Dibrës, Dan Biçaku.

Postimi i plotë i Ministres Evis Kushi:

 

#VleratEArsimit

 

Sot në sheshin “Skënderbej” takova rastësisht Dan Biçakun, i cili ka shërbyer me përkushtim për 47 vite si mësues në zonën e Martaneshit në #Bulqizë. Dani më shpjegoi për sfidat e vështira në karrierën e tij, ku fillimisht ka punuar në shkollë fillore me klasat kolektive, më pas mësues biologjie dhe së fundmi edhe drejtor shkolle për 10 vite.

 

Aktualisht, Dani ka mbushur 80 vite, por vazhdon të ketë energji dhe optimizëm për jetën njësoj si në ditën e parë, duke rritur bletë plot pasion në fshatin e tij, si dhe duke fotografuar turistë gjatë kohës së lirë në qendër të Tiranës.

 

E shkurtër por shumë e bukur biseda me Danin, i cili jo vetëm më ndiqte me vëmendje në punën time, por edhe më dha disa sugjerime të vlefshme për punën e përditshme.

 

#RespektPërMësuesitTanë

 

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0t3WBjdTgwGUpZeqdh87bkXHL48xJ2QfNqo2d1KieGDkbxi2BLT3wtFCFdpusTqgbl&id=100057450729783