Ministry of Education and Sports

Universiada Pranverë 2015

Në kuadrin e aktiviteteve të përbashkëta sportive në hapësirën mbarëkombëtare, u çel sot në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, “Universiada Pranverë 2015”, ku e pranishme ishte edhe Ministrja  Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla.

Në fjalën e saj, Ministrja vlerësoi këtë bashkëpunim sportiv mes universiteteve për rëndësinë e vlerave që përçon sporti tek të rinjtë.

“E di që sot, do të fitoj gara, fairplay, por edhe hapësira e re mbarëkombëtare që krijohet edhe në fushën e sportit”, tha Ministrja Nikolla duke shprehur mbështetjen e saj në të ardhmen për aktivitete të tilla.

Me iniciativën e Universitetit të Tiranë, për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve të hapësirës mbarëkombëtare, edhe në fushën e sportit, organizohen sot dhe nesër  disa gara sportive mes 11-të universiteteve.

Në këtë aktivitet sportiv marrin pjesë: Universiteti i Tiranës, Universiteti i Tetovës, Universiteti i Prishtinës, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Universiteti "Luigj Gurakuqi", Shkodër, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Sporteve, Tiranë,  Universitetit “Marin Barleti" dhe Universiteti i Europian i Tiranës.

Garat sportive që do të zhvillohen do të jenë ato të basketbollit meshkuj, minifutbollit meshkuj, volejbollit femra si dhe beach-volley për studentë e pedagogë. Kjo është Universiada e dytë radhazi që organizon Universiteti i Tiranës.