Ministry of Education and Sports

“Trashëgimia kulturore”, në fokus të shkollave komunitare të Beratit

Në kuadër të projektit “Shkolla Qendër Komunitare”, Drejtoria Arsimore Rajonale Berat në bashkëpunim me Drejtorinë e Muzeumeve Berat organizoi Panairin e Trashëgimisë Kulturore me titull “Unë kujdesem për Trashëgiminë Kulturore”, me objekte Arti e Artizanati.

22 Institucione të Arsimit Parauniversitar, mes tyre shkolla 9- vjeçare e të mesme të DAR Berat, u bënë pjesë e panairit, ku prezantuan mijëra objekte Arti e Artizanti nga 50 deri 500 vjeçare, të grumbulluara nga familjet e gjithësecilit prej nxënësve. Çdo shkollë, u paraqit me një stendë përgatitur nën kujdesin e mësuesve të Histori – Gjeografisë, të shkollave përkatëse.

Ky panair, realizuar për herë të parë në Berat, përcjell një impakt të veçantë në komunitetin përreth sikurse edhe tek turistë e vizitorë të këtij qyteti muze. Në fund të këtij aktiviteti, u shpërndanë "Certifikata Mirënjohjeje" për shkollën më të mirë dhe nxënësin, i cili ishte kujdesur për të sjellë objektin më me vlerë në këtë panair.

Projekti “Shkolla si Qendër Komunitare”, nëpërmjet bashkëpunimit shkollë-prindër-komunitet, ka evidentuar se nisma si kjo mundësojnë gjithëpërfshirjen e qytarëve në jëtën e shkollës dhe rritjen e cilësisë së saj, si edhe përcjellin vlera të shumë anshme edukative dhe artistike të cilat ndihmojnë në zhvillimin intelektual e kulturor të nxënësve.