Ministry of Education and Sports

Të pastrojmë Shqipërinë

Ministria e Arsimit dhe Sporti mbështet sërish nismën “Të Pastrojmë Shqipërinë”, e cila ka për qëllim të mobilizojë qytetarët që  të bashkohen në një aksion vullnetar për pastrimin e vendit nga mbeturinat.

Pas një fushate intensive, sot në aksionit e pastrimit të mjedisit, morri pjesë edhe Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, së bashku me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu.

Gjithë DAR/ZA u bënë pjesë e kësaj fushatë nëpërmjet zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme edukuese si dhe duke angazhuar mësues e nxënës në terren për të pastruar vendin.

Përfshirja e shkollave në këtë fushatë u jep atyre vlerën për të cilën ka nevojë sistemi i edukimit si qendër edukimi dhe promovim vlerash reale. Nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazistë në rrethe të ndryshme të vendit, kanë mbledhur sot, mbeturinat në qytetin e tyre duke shpërndarë gjithashtu mesazhin për ruajtjen e një mjedisi të pastër.

Ky aksion do të mbledhë sot më shumë se 100,000 qytetarë për të pastruar mbeturinat dhe për të ecur drejt një Shqipërie të pastër në çdo cep.

Në kuadër të këtij aksionit  u organizua edhe një fushate sensibilizuese e quajtur ‘Green Tour 3’, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe adresimin e problemeve të ambientit përmes 12  Konferencave Rajonale me pjesëmarrjen e aktorëve kryesorë si: Drejtoritë Rajonale Arsimore, Institucionet  dhe Agjencitë Rajonale, Organizata të Shoqërisë Civile, përfaqësues të mediave, komuniteti i biznesit, vullnetarë, etj.

“Të pastrojmë Shqipërinë”, organizuar nga Green Line Albania, ka për qëllim të mobilizojë Shqiptarët të bashkohen në një aksion vullnetar një ditor, me qëllim pastrimin e vendit tonë nga mbeturinat që janë të hedhura në rrugë, parqe, lumenj, liqene, plazhe e kudo.