Ministry of Education and Sports

Takimi i ministres së Arsimit dhe Sportit me 340 mësuesit e punësuar nga portali "Mësues për Shqipërinë" në Tiranë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj.Lindita Nikolla, zhvilloi ditën e sotme një takim me rreth 340 mësuesit e punësuar nga portali ‘Mësues për Shqipërinë’ në qytetin e Tiranës.

Në fjalën e saj ministrja Nikolla theksoi se portali “Mësues për Shqipërinë” është sistemi ynë i ri i emërimeve në arsim. Ministrja Nikolla theksoi se asnjën nga mësuesit nuk i është dashur më të kalojë nga zyra e drejtorit të DAR për të treguar tesërën e partisë apo zarfin e korrupsionit për tu punësuar në arsim.

Portali “Mësues për Shqipërinë” në këto dy vite ka mundësuar që secili nga mësuesit që kanë marrë pjesë të marrë atë cfarë realisht meriton.

Mësuesit në fjalën e tyre theksuan se portali ishte për ta nisja e një epoke të re në arsimin shqiptar, ku sipas tyre më në fund u vlerësuan në sajë të meritës dhe dijeve.

Në qytetin e Tiranës me anë të portalit “Mësues për Shqipërinë” janë punësuar 181 mësues ndërkohë që në vitin 2015 159 mësues.