Ministry of Education and Sports

Takim me studentët për të sqaruar çdo shqetësim që ata kanë

Zëvendësministri Arbjan Mazniku priti sot, studentë të institucioneve private të arsimit të lartë që ju është hequr licenca, për t’i sqaruar nga afër për shqetësimit dhe paqartësitë që ata kanë.

Mazniku theksoi edhe një herë tre parashikimet ligjore që i detyrojnë institucionet e arsimit të latë privat të pajisin studentët, pa asnjë pagesë, me dosjen e çregjistrimit ku gjendet dokumentacioni i kërkuar.

  • LIGJ Nr.9741, PËR ARSIMIN E LARTË. Neni 44 pika 9 thotë: Licenca për fillimin e veprimtarisë së një institucioni privat përmban edhe detyrimin, që në rastin kur ai institucion ndërpret veprimtarinë e tij, të ofrojë mjetet e nevojshme financiare dhe mundësitë për  përfundimin e studimeve të filluara, për të gjithë studentët që janë të regjistruar në institucion.

 

  • VENDIM I KËSHILLIT TË MINISTRAVE Nr. 539, datë 6.8.2014 ku thuhet se IALP të përgatitin dosjen për çdo student, me të gjithë  dokumentacionin e nevojshëm, dhe t’ia vënë atë në  dispozicion vetë studentit, pa asnjë detyrim financiar shtesë  nga ana e tij, brenda datës 1 shtator 2014.

 

          http://www.legjislacioni.gov.al/?q=node/2491

 

  • UDHËZIM i MAS Nr.25 datë 11.08.2014. Pika 4 thuhet: Institucionet e arsimit të lartë, të cilave u është hequr licenca, kanë detyrimin të përgatisin dosjen me dokumentacionin e nevojshëm për çdo student brenda datës 1 shtator 2014, dhe t’ia vënë atë në dispozicion çdo studenti pa asnjë detyrim financiar shtesë nga ana e studentit.

 

         http://www.arsimi.gov.al/files/news_files/Udhezim-25-11082014.pdf

 

Institucionet e Arsimit të Lartë Privat dhe  jo studentët janë përgjegjës për parregullsitë ligjore që i çuan ata në humbjen e licencës, ndaj siç parashikon ligji, janë ata që kanë detyrimin që të pajisin studentët më të gjitha mjetet për të vijuar studimet.

MAS do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë çdo studenti, në të gjitha etapat e këtij procesi, në mënyrë që ata të transferohet pa probleme në një institucion tjetër të arsimit të lartë.