Ministry of Education and Sports

Takim me Ambasadorin Serb

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Znj. Lindita Nikolla, priti sot në takim, Ambasadorin e Republikës së Serbisë, Z. Miroljub Zaric.

Në takim u theksua vullneti i përbashkët për avancimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të përbashkëta në fushën e arsimit, shkencës dhe sportit.

Ministrja Nikolla u shpreh se nxitja e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Serbisë ka një rëndësi domethënëse për rajonin dhe do të ndikojë në frymën e edukimit të brezave të rinj.

Znj. Nikolla shprehu gatishmërinë e saj dhe të qeverisë shqiptare për t’i dhënë një dimension të ri bashkëpunimit me Serbinë, për një fqinjësi të mirë, si dhe në kuadër të partneritetit strategjik që do të shërbejë për rrugën e përbashkët në integrimin evropian të të gjithë rajonit.

Ambasadori Miroljub Zaric uroi Ministren Nikolla për detyrën dhe e siguroi atë për mbështetjen e Serbisë në bashkëpunimin e dyanshëm si dhe atë rajonal në fushën e arsimit dhe sportit.