Ministry of Education and Sports

Sporti në 70-Vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë

Në këtë jubile të 70-Vjetorit të Çlirimit të vendit, Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me federatet sportive dhe institucionet e arsimit parauniversitar, po realizon një sërë aktivitetesh sportive dhe edukative me tematik këtë datë të shënuar.
 
Në bashkëpunim me Federatën e Karatesë, dje në pallatin e sportit ‘’Asllan Rusi’’ u zhvillua Kupa për 70 Vjetorin e Çlirimit. Në këtë aktivitet morën pjesë 60 sportistë nga shkolla të ndryshme të vendit. 
 
Po në këtë kuadër, Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka iniciuar organizimin e aktiviteteve sportive të cilat po realizohen, përgjatë gjithë muajit nëntor, nga Federatat Shqiptare të Sportit në bashkëpunim me shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në rang Republike. Federatat e përzgjedhura për këtë eveniment festiv janë Federata e Atletikës, Federata e Judo-s, Federata e Volejbollit dhe Federata e Karatesë. Qytetet e përfshira në këto aktivitete janë: Tirana, Shkodra, Korça, Elbasani, Vlora, Fieri, Durrësi, Lezha, Laçi.
 
Gjithashtu, MAS në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, sponsorizuar nga Kompania “Coca Cola”, po organizon Kampionatin e parë Kombëtar të Futbollit për shkollat 9-vjeçare. Finalja e këtij aktiviteti do të organizohet në kuadër të aktiviteteve kushtuar 70-vjetorit. 
 
Drejtoria e Sportit, në Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ka përgatitur një kalendar në bashkëpunim me Federatat për zhvillimin e aktivitete si dhe efektin financiar për mbështetjen e tyre. 
 
Federata Shqiptare e Atletikës , do te zhvillojë krose me shkollat në tre qytete ;
Elbasan , Korçë dhe Tiranë me date 29 nëntor.
 
Federata e Volejbollit , do te zhvilloje nje mini-kampionat me 10 gjimnazet e Tiranës dhe gjysmë finalet dhe finalet do te zhvillohen ne Pallatin e Sportit Asllan Rusi , përpara Kupës se 70 Vjetorit qe Federata e Volejbollit ka organizuar me ekipe nga Kosova . 
 
Federata e Karatesë , e ka filluar aktivitetin e saj me shkollat me dt.17.11.2014 në Pallatin e Sportit Asllan Rusi , dhe ne date 21 .11.2014 do te zhvillohet ne Elbasan. 
 
Gjithashtu në qytetin e Gjirokastrës ne kuadrin e 155  vjetorit te Levizjes Olimpike në bashkëpunim me shoqatën ‘’Odria” është planifikuar të zhvillohet një Maraton 8 km.

 

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT

PROGRAMI I PËRGJITHSHËM I AKTIVITETEVE PËR 70-VJETORIN E ÇLIRIMIT

 

 

INSTITUCIONI ORGANIZUES

 

PROJEKTI

 

VENDI

 

DATA

 

  PJESMARRJE

1.

Federata Shqiptare e Atletikes

Atletika ne 70 vjetorin e çlirimit

TIRANE , KORCE ELBASAN

05-25 Nëntor

Shkollat 9 vjeçare

Shkollat e Mesme

2.

Federata Shqiptare e Volejbollit

Volejbolli ne 70 vjetorin e çlirimit

Tiranë

10-20 nëntor

Shkolla 9 vjeçare

Shkollat e Mesme

3.

Federata Shqiptare e Judos

Judo në 70 vjetorin e çlirimit

Vlore

Lezhe

Laç

Elbasan

Tiranë

 

 

05-25 Nëntor

Shkollat 9 vjeçare

Shkollat e Mesme

4.

Federata Shqiptare e Aeronautikës

Kupa e 70 vjetorit te çlirimit

Tiranë

Mali i Dajtit

28-29-30 Nëntor

E hapur për te gjithë. Mbulimin nga ajri i te gjithë aktiviteteve sportive.

5.

Federata Shqiptare e Karatesë

Kupa e 70 vjetorit te çlirimit 

Tiranë

Elbasan

10-22 Nëntor

Shkollat 9 vjeçare shkollat e mesme

6.

MAS-Shoqata “ODRIA”

Maratona 8 KM

Subash– Labove

155 vjet Levizje Olimpike

Ne kuadrin e 70 vjetorit

Gjirokastër

15 Nëntor

E hapur për te gjithë kategoritë e moshave