Ministry of Education and Sports

Peshëngritësja 14-vjeçare Enkileda Carja ia ka dalë mbanë të fitojë 3 medalje në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për U-15 që po zhvillohet në Poloni.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi e ka shprehur entuziazmin e saj në një status në rrjete sociale, ku shkruan:

“Në maj të vitit të kaluar, teksa vizitova shkollën 9-vjeçare “Fadil Gurmani” në Elbasan, takova edhe sportisten e talentuar dhe nxënësen shembullore Enkileda Carja. Mësueset më treguan që ajo ka qenë disa herë kampione gjatë viteve të fundit në garat kombëtare të peshëngritjes për të rinj.

Enkileda triumfoi këtë herë në Kampionatin Evropian të moshave që po zhvillohet në Raszym të Polonisë, duke fituar tre medalje bronzi për Shqipërinë, duke na bërë të gjithëve krenarë dhe njëkohësisht duke na sjellë një model shumë të mirë frymëzimi edhe për bashkëmoshatarët e saj.”

 

https://www.facebook.com/100057450729783/posts/532777375313949/?d=n