Ministry of Education and Sports

Rihapet thirrja për anëtarët e Bordit të Administrimit, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Universitetin e Tiranës, Mjekësisë dhe Gjirokastrës, të cilët do të përzgjidhen përmes një procesi të hapur konkurrimi publik.
Ftojmë të aplikojnë persona me profil publik dhe arritje të shquara profesionale në Shqipëri apo jashtë vendit, në fushat akademike, menaxheriale, publicistike, ekonomike dhe juridike, të cilët duan të kontribuojnë në zhvillimin e universiteteve publike në Shqipëri.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është deri më datë 26.03.2019.

URDHËR NR.171, DATË 15.03.2019 PËR RISHPALLJEN E PROCEDURAVE TË PËRZGJEDHJES SË ANËTARËVE TË BORDIT TË ADMINISTRIMIT, MËNYRËN E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE DHE AFATIN E DORËZIMIT TË DOKUMENTACIONIT

NJOFTIM PËR PËRZGJEDHJEN E ANËTARËVE TË BORDIT TË ADMINISTRIMIT, PËRFAQËSUES TË MINISTRISË PËRGJEGJËSE PËR ARSIMIN, NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË