Ministry of Education and Sports

 

 

Me rihapjen e shkollave për maturantët, Zëvendësministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Zj. Nina Guga dhe Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit Parauniversitar Z. Selman Hodaj kanë mikpritur në shkollën e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” ambasadoren e Francës Sh. S. Znj. Christina Vasak, ëshilltarin për Bashkëpunimin dhe Veprimtari Kulturore Z. Jérôme Spinoza, si dhe Znj. Jutta Gützkow dhe Z. Olsi Dekovi nga kryesia e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë.

 

Në kuadër të mbrojtjes kundër COVID-19, ata dhuruan mjete mbrojtëse për nxënësit e kësaj shkolle.

 

Nëpërmjet një statusi në Facebook Zëvendësministrja Nina Guga është shprehur: “Falënderime për bashkëpunëtorët tanë që janë gjithmonë mbështetës!”

 

Ata kanë dhënë asistencën e tyre në mbarëvajtjen e mësimit duke dhuruar maska për nxënësit, njëkohësisht, në mënyrë simbolike kanë dhuruar edhe shaminë e Nënë Terezës.