Ministry of Education and Sports

Reforma në Tekstet Shkollore, tekste nga “Oxford”, “Cambridge” dhe “Pearson”

Sot, Ministria e Arsimit dhe Sportit, prezantoi raportin publik mbi procesin e reformimit të teksteve shkollore në vend. 

Reforma e altertekstit, e cila, deri në vitin 2012, rezultoi me 1,130 tekste në përdorim dhe me 2 deri në 11 alternativa për lëndë mësimore, rezultoi gjithashtu me gjetje, në pjesën më të madhe të këtyre teksteve, me deformime dhe probleme të rënda shkencore, konceptuale dhe gjuhësore.

Në këtë kuadër, me synim përmirësimin dhe garantimin e cilësisë së teksteve për nxënësit shqiptar në sistemin e arsimit parauniversitar, MAS, ndërmorri një proces të gjatë reformator ku në procesin e vlerësimit dhe përzgjedhjes u ftuan mësuesit nga i gjithë vendi; Kjo procedurë, rezultojë në heqjen e 470 teksteve të tjera nga katalogu ekzistues. Në total që nga viti 2013, në bashkëpunim me të gjithë grupet e interesit, janë hequr nga katalogu i vjetër i altertekstit, rreth 600 tekste të identifikuar me probleme serioze shkencore, konceptuale dhe gjuhësore.

Në të njëjtën kohë Komisioni i Vlerësimit të Teksteve Shkollore pranë MAS, i përbërë nga akademikë dhe profesorë të fushave, përzgjodhi alternativat më të mira të teksteve shkollore për klasat e I-ra dhe të VI-ta ku po aplikohet edhe korniza e re kurrikulare me qasje kompetencat. Këto tekste janë produkt i tre Shtëpi Botuese të njohura nderkombëtare; “Pearson”, “Oxford” dhe “Cambride”. Nga ky proces përfitojnë rreth 76 mijë nxënës shqiptar.

Në të njëtën kohë, po këtë vit shkollor, për herë të parë, nga digjitalizimi i sistemit arsimor të mesëm, përfitojnë 16 mijë nxënës të klasave të X-ta të cilët do të kenë mundesinë e përdorimit jo vetëm të laboratoreve digjitale, por edhe të përmbajtjeve digjitale të standardeve më të mira ndërkombëtare.

Fjala e plotë e ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla në aktivitetin “Reforma për Tekstet Shkollore”

Faleminderit që jeni në një aktivitet në fakt të kthyer tashmë në një standard të ri të komunikimit të Qeverisë shqiptare dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Një raportim publik dhe transparencë që është bërë për gjithë punën lidhur me reformimin e Altertekstit dhe përzgjedhjen e teksteve të reja që për këtë vit shkollor. 

Sigurisht këto dy vite qeverisje kanë qenë vite reformash dhe sfidash që ne zgjodhëm ti merrnim në sy dhe ti zgjidhnim duke parë se prej vitesh sistemit arsimor i mungonte vullneti dhe angazhimi politik, madje dhe më keq, ishte lënë në rënie të lirë duke deklamuar në publik gënjeshtra, gjysëm të vërteta dhe sigurisht jo atë që prindërit, arsimtarët dhe publiku mbarëshqiptar kërkon për arsimin. Pas një radiografie të thellë të të gjithë sistemit arsimor shqiptar ku dy ishin sfidat kryesore, kthimi i cilësisë në vatrën e dijes dhe lufta ndaj korrupsionit, u angazhuam të vendosnim rregulla dhe standarde të reja të cilat mund të garantojnë cilësinë, meritokracinë, transparencën dhe llogaridhënien më të vërteta për gjithë reformat e ndërmarra në arsim.

Shitblerja e dijes dhe ofrimi i ëndrrave të gënjeshtërta për ardhmërinë e vendit ishte kthyer në standard për shumë institucione tona të arsimit të lartë, por e shoqëruar dhe me makutërinë verbuese për të përfituar nga çdo shërbim, madje dhe duke shitur tekste me deformime shkencore e konceptuale për fëmijët tanë. Piramida e mosdijes kishte hedhur rrënjë në të gjithë sektorët e dijes. 18 Universitetet që mbyllëm, por jo vetëm ato, prodhonin mësues që pasi merrnin diplomën dhe realizonin dhe vitin e praktikës profesionale ngelnin në masën 40% në provimet e shtetit. Politika e mbrapshtë dhe korrupsioni sollën që të gjenim në sistem 4000 mësues pa arsimin përkatës apo jashtë profilit. Kualifikimi i mësuesve gjithashtu, pjesë e piramidës korruptive me blerje kreditesh pa marrë asnjë ditë dije apo aftësi. Akredituar me dhjetra agjenci deri ne vitin 2017-të, por asnjë, asnjë standard cilësie qoftë edhe në një fushë të vetme për 36 mijë mësuesit në sistemin e arsimit parauniversitar. Edhe në këtë sektor jemi angazhuar që do t’a shëmbim piramidën e gënjeshtrave, piramidën e korrupsionit dhe informalitetit dhe brenda dhjetorit do të ndërtojmë një skemë të re kualifikimi mbështetur në nevojët reale të 36 mijë mësuesve në sistemin tonë arsimor.

Sot në këtë traditë të raportimeve publike, jemi këtu për të thënë se kemi ecuar përpara, se kemi bërë hapa përpara edhe në angazhimin që lidhet edhe me përmirësimin e cilësisë së teksteve shkollore, që prekin 450 mijë nxënës në gjithë sistemin tonë shkollor. Sigurisht kemi realizuar dhe një premtim tjetër: kemi mundësuar zgjerimin e nxënësve që përfitojnë tekste falas, duke mundësuar  për çdo familje shqiptare që ka tre dhe më shumë fëmijë, që fëmija i tretë në rradhën e shkollimit të përfitojë tekste falas. Pra, nëse një familje ka tre fëmijë që shkojnë në shkollë, fëmija i tretë nuk paguan asnjë lekë për tekstet shkollore dhe nëse ka katër, i treti dhe i katërti përfitojnë nga ky premtim i mbajtur i qeversië shqiptare, e kështu me rradhe. Por le të kthehemi tek alterteksti. Në vitin 2006 aleterteksti u konceptua dhe u zbatua si një poltikë arsimore që do të mundësonte certifikimin e disa teksteve shkollorë alternative për lëndë – klasë  prej nga mësuesi bënte zgjedhjen e tij. U pohua se konkurenca e lirë përfshirja e shumë botuesve, çlirimi i kapaciteteve intelektuale, autorëve dhe gamës së tyre nën kontrollin e Ministrisë së Arsimit do të bënte që librat të ishin më cilësorë. Këto ishin në fakt angazhime të reformës së altertekstit. Por çfarë ndodhi realisht? Zbatimi në praktikë degjeneroi në korrupsion, në diktat politik për të bërë përzgjedhje të librave preferencialë. Në një mori alternativash kur vendit i mungonte ekspertiza e duhur, kur mësuesit jo vetëm nuk ishin trajnuar si të realizonin procesin e përzgjedhjes, por u jepej në dispozicion për të vlerësuar kontekstin gjuhësor vetëm 30% të tekstit, a thua se do të zgjidhnin shishen e verës dhe jo tekstin që do të kalonte në duart e qindra mijra nxënësve. Kur edhe këtë 30% mësuesit e zgjidhnin pa asnjë referencë, pa asnjë dokument që do të shërbente si standard për të vlerësuar dhe për të përzgjedhur tekstet. Kjo ishte situata, ky ishte standardi që ne gjetëm dhe krahas tij 1130 tekste në përdorim duke kaluar edhe në 11 alternativa për një lëndë mësimore. Sigurisht ajo që ishte dhe më e rëndë ishte zhgënjimi i publikut dhe një mosbesim i madh i familjeve shqiptare  tek tekstet me të cilët mësonin fëmijët e tyre që dëmtonte realisht edhe ndonjë punë të mirë që mund të bënte mësuesi apo shkolla. Nuk mund ta lëmë thjesht në konstatim duke thënë se si dhe sa keq e gjetëm edhe këtë sektor të rendesishëm por u angazhuam me mish e me shpirt për të mësuar dhe për të dhënë rezultatet e para. Kjo piramidë e mosdijes e prodhuar për interesa korruptive e klienteliste politike nxori në dritë ato çfarë rrjetët sociale i kanë thënë me shumicë. Ne vijuam në rrugën tonë të vendosuar për të shenjuar një standard të ri dhe sigurisht e nisëm punën si në çdo reform tjetër me sesione të gjata konsulitmesh, diskutimesht, debatesh me botues, autorë, mësues, prindër, nxënës, me përfaqësues të shoqërisë civile. Mbi 600 mijë mësues raportuan vitin e shkuar shkollor të gjitha gabimet që ato kishin hasur në tekstet shkollore. Mbas gjithë këtyre konstatimeve dhe mbas gjithë kësaj pune duke shënuar, e përsërisë, standardin e ri të komunikimit me shtëpitë botuese, ne mundëm sëbashku me shtepitë botuese që vitin e shkuar shkollor të tërhiqnim 120 tekste, por njëherësh ofruam dhe një proces krejtësisht të ri përzgjedhje të teksteve shkollore duke mos lejuar më nga Ministria e Arsimit, këshilltarë të ministers së Arsimit, përfaqësues së Ministrisë së Arsimit dhe përfaqësues të Drejtorive Arsimore të diktonin për të përzgjdhur nëpër shkolla këtë apo atë tekst klientelist. Kjo ishte arsyeja që ne demostruam dhe shkarkimin e një drejtori të një Drejtorie Arsimore në një qark në veri të vendit vetëm se tentoi të reklamonte një tekst shkollor. Sigurisht heqja e 120 teksteve në vitin shkollor që sapo mbyllëm nuk e shëndoshi besimin e publikut, por sigurisht ajo që është më e rendësishme nuk solli një të vërtetë të re në cilësinë e teksteve shkollore. Ndaj ne vijuam të bëjmë ndryshimet e menjëhershme në legjislacion për një reformim real të altertekstit duke mundësuar kufizimin e alternativave e krahas kësaj duke mundësuar një dokument strategjik standard vlerësimi të tekteve shkollorë dhe në anën tjetër duke realizuar, dhe kthyer në shinat e ligjit edhe një premtim tjetër të Kryeministrit Rama për të mundësuar që në këtë vit shkollor, që në klasat e para dhe të gjashta tekstet shkencore që do të përdorin fëmijët e shqiptarëve të jenë tekste që vijnë nga shtëpi botuese prestigjose si “Cambridge”, “Oxford” e “Pearson”. Komunikuam me shtëpitë botuese dhe unë duhet t’i falenderoj të gjithë ato shtëpi botuese serioze që ju përgjigjën dhe në kohë rekord ngritën të gjitha strukturat dhe grupet e punës për të mundësuar, jo vetëm lejen, por për të operuar me shpejtësi në realizimin e teksteve. Sot, ne kemi për klasat e para dhe të gjashta tekste të reja për lëndët shkencore sepse në këto klasa fillon kurrikula e re e orientuar nga kompetencat. Tekstet e botuara nga shtepitë botuese që përmenda më lart dhe tekstet e historisë, gjeografisë, gjuhës shqipe dhe letërsisë nga botues vendas, por njëherësh ne nuk mund të linim jashtë vëmendjes dhe nxënësit e tjerë në sistem duke reformuar dhe hequr nga tregu të gjithë ato tekste që nuk sillnin cilësi dhe deformonin dijen e tyre. Ndaj ftuam në një ditë të vetme 36 mijë mësuesit në të gjithë vendin për të votuar për çdo tekst që ato kishin përdorur gjatë mësimdhënies për të marrë prej tyre se kë tekst vlerësonin. U desh vetëm një ditë, që ky votim, kjo vëmendje dhe kjo e vërtetë që të dilnin nga katalogu që ne gjetëm i teksteve shkollore edhe 470 tekste të tjera. Kjo piramidë e mosdijes nuk do të jetë më pjesë e piramidës së dijes së vërtetë në sistemin tonë të arsimit parauniversitar. Por ndryshuam edhe skemën e përzgjedhjes. Për herë të parë Komisioni i Vlerësimit të Teksteve Shkollore nuk ishte një komision që drejtohej nga zv/ministra apo këshilltar i ministers së Arsimit, por një komision që drejtohet nga një profesoresoreshë, nga një komision që kishte në maxhorancë mendimin e profesoreve të nderuar si profesor Baxhaku, profesoreshë Paparistos, profesor Rushitit etj, të cilët kanë qenë shumë konstruktivë, tejet të ndershëm dhe profesionistë, por çdo vendimarrje e tyre ka qenë vendimarrje e MAS në gjithë këtë proces. Nga ana tjetër mësuesit që do të vlerësonin këto tekste jo vetëm u trajnuan më parë nga MAS dhe nga IZHA, por ishin ata mësues nga 26 shkolla të vendit që kishin pilotuar dhe kishin praktikuar gjatë një viti shkollor kurrikulën e re të orientuar nga kompetencat dhe atyre sigurisht nuk ju dha vetëm 30% e faqeve të tekstit por ju dha teksti i plotë për të kaluar gërmë për gërmë dhe rresht për rresht, e për të shënuar çdo paqartësi apo çdo pasaktësi.

Ky vit i ri shkollor fillon në sistemin tonë arsimor me 600 teskte të dala nga katalogu ekzistues dhe nga ana tjetër me tekste të reformuara të klasës së parë dhe të gjashtë nga ku do të përfitojnë 76 mijë nxënës, ndërsa në vitin e ardhshëm shkollor nga kjo reform do të përfitojnë edhe rreth 115 mijë nxënës sepse me të njëjtën metodologji do të përzgjedhim tekstet shkollore të klasës së dytë dhe të shtatë dhe të vitit të parë gjimnaz dhe kështu me rradhë në vitin e ardhshëm që brenda tre viteve të përmbushim me tekste të reja cilësore, dinjitoze për fëmijët të gjithë sistemin e arsimit parauniversitar. Sigurisht edhe këto tekste që janë kaluar dhe hedhur në sistem këtë vit për klasën e parë dhe të gjashtë nuk do të certifikohen mënjëherë nga MAS por do të kalojnë edhe njëherë në sitën e një pilotimi në kuptimin e një vëzhgimi nga gjithë mësuesit prindërit dhe mbarë opinioni. Ndaj, ftesa ime është për të gjithë ju të dashur mësues, prindër, nxënës, grupe të interesit, partner tanë të rëndësishëm që i shoh këtu në sale. Le të shërbejë ky vit gjithë sy e veshë për gjithçka që është bërë sepse ne jemi të vetëdijshëm që dhe ky proces nuk ka qenë perfekt, ka momente për të korrigjuar dhe ne jemi të gatshëm. Ju falenderoj edhe njëherë të gjithve për punën e vyer dhe komunikimin e ngjizur deri më tash. Jemi sy e veshë për të mësuar se çfarë ndryshimi po sjell futja e teksteve të reja në klasën e parë dhe të gjashtë, por ne nuk do të ndalemi këtu. Një reform tjetër ajo e kualifikimit të mësuesve është sfida jonë e përbashkët dhe ne jemi të angazhuar ta fitojmë.

Ju faleminderit!