Ministry of Education and Sports

Në rrjetet sociale kam lexuar sot disa postime ku pretendohet se unë jam shprehur në media kundër protestuesve me disa epitete që e kam të vështirë t’i shkruaj këtu sepse nuk janë asnjëherë pjesë e fjalorit tim. Jam mësuar gjatë gjithë jetës të mbaj përgjegjësi për çdo deklaratë e fjalë të thënë nga goja ime, por aq më tepër tani përgjegjësia është edhe më e madhe sepse përfaqësoj institucionin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Prandaj, nuk mund të rri pa përgënjeshtruar sa herë shpifet ndaj meje, apo sa herë keqcitohem, me apo pa dashje.

Në çdo intervistë jam shprehur se i vlerësoj protestat si një ndër arritjet tona më të mëdha, e sa më e qetë e qytetare protesta, aq më e fortë kauza e saj. E ndërkohë pa dyshim jam shprehur kundër dhunës në protesta, kundër dëmtimit të pronës publike e private, e sidomos kundër keqpërdorimit të fëmijëve nëpër protesta. Për këta kemi të gjithë detyrimin që t’i edukojmë me vlerat më të mira të demokracisë, qytetarisë, paqes dhe tolerancës.

 

https://www.facebook.com/kushievis/posts/174860430996066