Ministry of Education and Sports

Raporti i Komisionit për Reformën në Arsimin e Lartë në një diskutim të hapur për të ardhmen

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla, ishte e pranishme në prezantimin e Raportit të Parë për Reformimin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, përgatitur nga Komisioni i Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, i cili u prezantua në Hotel Tirana, ditën e hënë.

Ky raport, ishte produkt i punës së këtij Komisioni për gjatë periudhës kohore Janar-Prill 2014. Ai është drafti i parë i raportit i cili hidhet për diskutim me të gjithe grupet e interesit dhe faktorët e Arsimit të Larte dhe Kërkimit Shkencor në vend. Gjate gjithe muajit Maj 2014 komisioni do te organizojë një seri takimesh publike për të diskutuar dhe për të mbledhur sugjerime nga të gjithë grupet e interesit. Mbas kësaj periudhe diskutimesh, Komisioni do të tërhiqet për të dal me një draft final i cili do t'i propozohet legjislativit dhe Qeverisë.

Ky Komision, i quajtur Komisioni pe¨r Reforme¨n ne¨ Arsimin e Larte¨ dhe Ke¨rkimin Shkencor u krijua me urdhe¨r te¨ Kryeministrit. Komisioni u krijua si nje¨ instrument i pavarur, i drejtuar dhe i pe¨rbe¨re¨ nga studiues dhe eksperte¨ te¨ arsimit te¨ larte¨ me qe¨llim kryesor hartimin e reforme¨s se¨ arsimit te¨ larte¨ ne¨ Shqipe¨ri. Komisioni iu ngarkua Dr. Arjan Gjonc¸a pe¨r ta krijuar dhe drejtuar ne¨ periudhe¨n Janar 2014 – Korrik 2014. Kjo e¨shte¨ periudha, gjate¨ se¨ cile¨s Komisioni e¨shte¨ ngarkuar qe¨ te¨ arrije¨ synimet e ke¨rkuara nga Ke¨shilli i Ministrave dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit. Objektivi kryesor i tij e¨shte¨ te¨ prodhoje¨ te¨ ashtuquajture¨n “White Paper”, nje¨ Raport Shkencor pe¨r Politike¨n e Arsimit te¨ Larte¨ dhe Ke¨rkimin Shkencor ne¨ Shqipe¨ri pe¨r te¨ pe¨rballuar zhvillimin afatshkurte¨r dhe afatgjate¨ te¨ vendit.

Fjala e Ministres së Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla, në prezantimin e raportit të KALKSH:

Lejomëni ta nis fjalën time sot me një falënderim për Komisionin për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor. Një falënderim për punën cilësore të kryer në një afat kaq të shkurtër. Kjo ka qenë e vetmja kërkesë nga ana jonë për Komisionin dhe unë i falenderoj, sepse me përkushtim dhe vullnet të veçantë ata, të gjithë së bashku, mundësuan dhe po mundësojnë vijimin e procesit pa ngërçe e në kohë për t’u përgëzuar.

Arsimi i Lartë është shërbim publik, është një e mirë publike dhe si i tillë na përket të gjithëve, neve, si qytetarë të lirë të këtij vendi. Të gjithë jemi aktorë dhe përfitues të këtij shërbimi kaq shumë të rëndësishëm. Kjo bindje dhe ky thelb i vizionit  na ka udhëhequr deri këtu, në një moment të rëndësishëm, siç është dhe prezantimi i Raportit të Parë, për Reformimin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor në Shqipëri.

E theksoj! Kjo reformë dhe produkti i saj, na përket të gjithëve, sepse na prek të gjithëve. Dhe jo vetëm reforma, por dhe vetë procesi, i mbërritur në këtë fazë. Për këtë arsye parime si ai i gjithëpërfshirjes i të gjithë aktorëve pa asnjë përjashtim, trasparenca dhe dialogu i vazhdueshëm me palët e interesuara, kanë karakterizuar këtë proces.

Komisioni për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor, ka vepruar e punuar në pavarësi të plotë, duke u vendosur si një interlokutor i vërtetë me të gjitha palët. Kjo ka qenë marrëdhënia dhe me ne, si MAS e si Qeveri, që kemi vepruar e dialoguar me Komisionin nëpërmjet raportimeve, duke garantuar akses në informacion, akses i domosdoshëm për vijimin e punës e duke mundësuar mbështetjen logjistike të nevojshme.
Asnjë ndërhyrje nga ana jonë dhe e Qeverisë në punën dhe produktin e tyre!

Ky Komision dhe puna e tij vendosën,  gjithashtu një standard të ri në politikbërje. Siç e ka bërë të qartë dhe Kryeministri Rama, që në momentet e para, atë të vendosjes të një vije të qartë mes reformës së domosdoshme dhe aspak partizane, për të cilën ka nevojë sistemi, dhe llogoreve të partizanërisë  politike.

Raporti që prezantojmë sot do të përbëjë dokumentin bazë, mbi të cilin do të zhvillohet debati publik.
Për këtë arsye ftoj Komisionin të iniciojë këtë fazë të rëndësishme të këtij procesi. Zëri i aktorëve do të dëgjohet. Kritikat, sugjerimet e tyre duhet të përfshihen në raportin përfundimtar.

Periudha Prill-Maj 2014 do të përkojë pikërisht, me fazën e diskutimit dhe mbledhjes së feedback-ut nga të gjitha palët. Për të mbërritur më pas në fazën e dorëzimit të White Paper-it (periudha Maj- Qershor) e në fund (Korrik 2014) në hartimin dhe miratimin e ligjit, produkt final i këtij procesi.

Reforma e arsimit të lartë është për ne pjesë e një procesi, i cili do të lidhë dijen me tregun, sepse është e qartë që pa bërë këtë lidhje, pazari i madh i shitblerjes së diplomave, që sot karakterizon arsimin e lartë, nuk mund të transformohet në një industri të prodhimit të dijeve, të rritjes së aftësive dhe të promovimit të vlerave.

Produkti i këtij komisioni, pra mundësimi i një baze ligjore të diskutuar dhe të pranuar sa më gjerësisht, do të sigurojë një mënyrë të re konceptimi dhe funksionimi të arsimit të lartë shqiptar, për ta kthyer atë në motorin e zhvillimit afatgjatë ekonomik dhe social të vendit. Ky është angazhimi ynë!

Kjo reformë vjen si përgjigje ndaj problematikave dhe disfunksionimeve, që kanë lënduar sistemin arsimor shqiptar në tërësinë e tij përgjatë këtyre viteve. 

Ndaj, ne sot nuk flasim për përmirësim të sistemit, por për rikthimin e tij në shinat e domosdoshme, për mundësimin e realizimit të strategjive për një zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë, përmes një modeli të ri organizimi strukturor, financiar dhe administrimi.

Nuk do të ketë përmirësime këtu e atje, shqepje e qepje episodike, por  reformë të plotë në të gjithë sistemin tonë arsimor, duke filluar që nga parashkollori, integrale dhe të orientuar nga cilësia e lidhja me tregun e punës. Në këtë kuadër duhet të flitet dhe për këtë reformë.

Sot, ne po ju dorëzojmë, po iu dorëzojmë qytetarëve Raportin e Parë. Ejani të diskutojmë bashkarisht mbi sesi ne duam të jetë e nesërmja, e ardhmja jonë. Sepse të diskutosh sot për reformimin e arsimit të lartë, do të thotë pikërisht këtë: të diskutosh mbi të ardhmen e vendit, e cila u përket të gjithëve.

Duke falenderur të gjithë anëtarët e Komisionit, z. Arjan Gjonça, znj. Anila Paparisto, znj. Dhurata Bozo,z. Adrian Civici, z. Ervin Demo, z. Besnik Aliaj, z. Myftar Barbullushi, znj. Elida Rapti, z. Aleksandër Xhuvani, z. Artan Hoxha, z. Edmon Hajdëri, ftoj,  Komisionin të prezantojë Raportin e Parë për Reformimin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor.

 

Raporti i plotë i KALKSH