Ministry of Education and Sports

300 ditë qeverisje! – Një Raport Publik i punës dhe arritjeve të qeverisë  në 300 ditët  e aktivitetit së saj, u dha sot para qytetarëve shqiptarë nga ministrat e kabinetit, nëpërmjet prezantimit  të sfidave dhe sukseseve të arritura në fushat përkatëse.

“Shqipëria Europiane, destinacion brenda nesh”–  e konceptuar në 3 panele raportimesh dhe e moderuar nga Zv/Kryeministri Peleshi, solli në fokus të publikut, gjithçka është bërë së fundmi, për procesin e integrimit e vendit; luftën kundër drogës dhe trafiqeve; punësimin, arsimin, kulturën, turizmin, etj.

Në sallën e TOB, ku merrnin pjesë kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, përfaqësues të trupit diplomatik, drejtues e punonjës të institucioneve të ndryshme në vend, secili prej ministrave paraqiti në mënyrë të detajuar rezultatet e punës 9 mujore të ministrisë që ai drejton, në përmbushje të objektivave të ndërmarra.

 

 

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla prezantoi sot Raportin Publik për 300 ditët e para të qeverisjes

 

Më poshtë fjala e plotë e Ministres

 

Lejomëni të shpreh një mirënjohje të thellë për të gjithë mësuesit, prindërit, nxënësit, pedagogët e sportistët që u bënë pjesë e proceseve dhe ndanë me ne përgjegjësitë në rrugën e reformave.

Në këto 300 ditë, ne treguam se reformat bëhen duke përfshirë domosdoshmërisht ata të cilëve u përkasin.

Në këto 300 ditë, duke zbatuar rekomandimet e Bashkimit Europian për arsimin, hartuam Kornizën e re Kurrikulare të bazuar në kompetenca, e cila e sjell arsimin shqiptar në shekullin e 21-të. Tashmë nuk ekziston asnjë vështirësi për të ndjekur shkollat europiane, pasi korniza kurrikulare që po unifikohet, është ajo zyrtare e BE-së.

Një shkollë shqiptare për të gjitha hapësirat shqipfolëse. Jetësuam unifikimin e sistemit arsimor parauniversitar të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës nëpërmjet nënshkrimit të Marrëveshjes për Unifikimin e Kurrikulës së Sistemit Arsimor Parauniversitar. Tashmë, një nxënës/e i Shqipërisë nuk do të ketë më asnjë pengesë për të vijuar shkollimin e tij/të saj në Kosovë dhe anasjelltas.

Matura Shtetërore 2014-të, siç e tha dhe Kevin, maturanti që do të vazhdojë studimet në Harvard, ishte kthesa e duhur në drejtim të meritokracisë, duke unifikuar standardin e cilësisë në gjithë vendin. Ndershmëri, meritokraci dhe standard në MSh 2014, duke administruar në mënyrë rigoroze dhe të unifikuar të gjithë procesin. E deklaruam dhe rritëm paraprakisht në 20% pragun e kalueshmërisë, rritëm në 26% peshën e mesatares, nisur nga parimi që shkolla duhet të ofrojë dije të vlefshme dhe jo thjesht diploma.

Kemi filluar sipërmarrjen madhore të digjitalizimit të sistemit arsimor shqiptar, duke rinegociuar për Projektin “Modernizimi i sistemit arsimor në Shqipëri nëpërmjet e-Edukimit”, me qeverinë austriake, i cili do të pilotohet fillimisht në 30 shkolla të mesme të përgjithshme në vend.

U angazhuam dhe ia dolëm t’i largojmë shkollat nga politika dhe t’ia kthejmë ato komunitetit. “Shkolla si qendra komunitare vazhdon të mbetet për ne projekti ynë i madh. Në 66 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme ka nisur zbatimi i projektit “Shkolla, Qendër Komunitare”, falë mbështetjes edhe të donatorëve europianë dhe ShBA-ve. Programi zhvillohet nga vetë shkollat në bazë të specifikës së tyre, duke promovuar bashkëpunimin mësues-prindër-nxënës. Për herë të parë, prindërit, mësuesit dhe nxënësit do të kenë në dorë një instrument të rëndësishëm për verifikimin e cilësisë në gjithë sistemin parauniversitar, sepse për herë të parë ne realizuam Kartën e Performancës së Shkollës.

Janë të shtrenjtë të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë, ndaj ne ndërhymë menjëherë, që këtë vit shkollor, për cilësinë e teksteve. 120 tituj librash mësimorë problematikë u hoqën nga katalogu i vitit 2014, pas konsultimit me mësuesit, prindërit dhe shtëpitë botuese. Falë një komunikimi të ri, siguruam që çdo vërejtje e dhënë nga mësuesit, për tekste të veçanta, sado e vogël qoftë, të përmirësohet nga botuesit që këtë shtator.

Reforma e Arsimit të Lartë është kryefjala e reformave në gjithë sistemin tonë arsimor. Treguam një risi në politikëbërje përmes një procesi të veçantë që u ndoq për Reformën e Arsimit të Lartë.

Kemi tashmë gati një reformë tërësore të sistemit të arsimit të lartë, e cila synon rritjen e cilësisë në të gjithë sistemin, pa cenuar aspak mundësitë e të rinjve për t’u arsimuar, nëpërmjet ngritjes së një Komisioni të pavarur, i cili mundësoi një proces të zhvilluar në transparencë të plotë, duke garantuar gjithëpërfshirjen e grupeve të interesit, e aktorëve të AL-së pa asnjë përjashtim. Raporti përfundimtar i komisionit përfshiu të gjitha vërejtjet konstruktive, ndaj u mirëprit edhe nga ata që reformën e panë në fillim me dyshim.

Këto 300 ditë kemi treguar se jemi të vendosur për t’i dhënë fund traditës së reformave pa zbatim. Tashmë kemi ndërmarrë hapat e duhur në rrugën e kthimit të autoritetit të ligjit në institucionet e arsimit të lartë dhe në drejtim të frenimit të rrënimit të arsimit të lartë, si çelës i kthimit të besimit të publikut në IAL-të shqiptare, duke iniciuar procesin e Verifikimit të Kushteve të Ligjshmërisë në të gjitha IAL-të shqiptare, publike dhe private. Kemi përmbyllur vlerësimin paraprak dhe fillojmë punën për akreditimin e të gjitha IAL-ve me një agjenci britanike anëtare e ENQAS, brenda muajit dhjetor të këtij viti.

U dhamë mundësinë studentëve praktikantë dhe personelit akademik për të studiuar jashtë vendit, siguruam mbështetje për sportin dhe aktivitetet rinore, duke e bërë Shqipërinë tashmë pjesëmarrëse me titull të plotë në programin Erasmus+, programi i BE-së për arsimin, trajnimin, rininë dhe sportin, propozuar nga Komisioni Europian, që synon të nxisë modernizimin e sistemeve arsimore.

E bëmë Shqipërinë pjesë të hapësirës europiane duke nënshkruar marrëveshjen Horizon 2020”, Programi i BE-së për Kërkim dhe Inovacion, i cili premton arritje të mëdha në kërkimin shkencor dhe synon sigurimin e konkurrueshmërisë së Europës në nivel global.

Në sport, rritëm numrin e orëve të lëndës së edukimit fizik në shkollat e arsimit parauniversitar me nisjen e vitit shkollor 2014-2015. Para pak ditësh prezantuam dokumentin strategjik në drejtim të m

U paguan shpërblimet për sportistët me rezultate kombëtare dhe ndërkombëtare të munguara ndër vite. Sot nuk ka më sportistë që të mos kenë marrë pagesat që ua jep ligji për shkak të rezultateve të tyre.

Ajo ç’ka ne po ndërtojmë së bashku me komunitetin e sportistëve, është një status i ri për sportistit elitar përmes investimeve të shumta në sport. 140 milionë lekë është vlera për mbështetjen e Federatës Kombëtare pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes.

Falënderoj stafet mbështetëse që, padyshim, të gjithë i shikojmë me sy mbushur plot me dëshirë e pasion për të vazhduar në rrugën tonë të reformave!

 

Faleminderit!

 {:}