Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë mori pjesë në takimin me Komitetin Drejtues të Programit “EU4Schools”.

“Në mbledhjen online të Komitetit Drejtues për programin EU4Schools shpreha falënderimin maksimal për mbështetjen e pakursyer të BE në riparimin, rindërtimin dhe mobilimin e 58 objekteve shkollore në 11 bashki të vendit, të cilat janë dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit, 2019”- shkruan ministrja Kushi në statusin e saj në rrjete sociale.

“Rimëkëmbja e institucioneve arsimore falë këtij programi që do të zbatohet nga partneri ynë i përhershëm e besnik, UNDP Albania”- shprehet Znj. Kushi.

Programi ‘EU4Schools’ do të ndihmojë që Shqipëria të ketë një kthim më të fortë për një numër të lartë shkollash, të cilat do të kenë një infrastrukturë të re, moderne dhe shumë të përshtatshme për nxënësit dhe stafin mësimor.

Ky program siguron laboratorë të rinj, ambiente sportive, palestra cilësore, biblioteka sipas standardeve më të larta europiane “Eurocode 8”, që nënkupton siguri të lartë, efikasitet energjie, mbrojte të shëndetit të njerëzve dhe mjedisit.

Këto objekte përshtaten edhe me situatën e re të krijuar nga COVID19 duke futur masa të reja për përmirësimin e higjienës në përputhje me standardet e BE. Në shkollat e reja janë futur dhoma mjekësore dhe psikologjike.

https://www.facebook.com/kushievis/posts/198273971988045