Ministry of Education and Sports

Portofoli i të nxënit sipas kurrikulës bazuar në kompetenca

Në kuadër të reformës së arsimit parauniversitar për pilotimin e kurrikulës bazuar në kompetenca sot, Instituti i Zhvillimit të Arsimit zhvilloi një seminar me qëllim prezantimin dhe diskutimin e procesit të hartimit të portofolit të të nxënit.

Portofoli i të nxënit është një qasje bashkëkohore që bazohet në kriteret e cilësisë dhe mbështet përfshirjen e vazhdueshme të nxënësve në veprimtari mësimore të orientuara nga kompetenca.

Kjo veprimtari e iniciuar nga IZHA, mbështetur nga MAS do të shtrihet përgjatë vitit shkollor 2014-2015. Në këtë proces janë përfshirë 78 mësues nga 26 shkolla pilot, përfaqësues të 3 cikleve ku po kryhet pilotimi.

Të pranishëm në seminarin e sotëm ishim, Drejtoresha e Arsimit Parauniversitar në MAS, Zamira Gjini, Drejtori i IZHA, Gerti Janaqi dhe drejtues dhe përfaqësues të gjithë DAR-eve dhe të 26 shkollave pilot. Ky proces udhëhiqet dhe realizohet nga mësuesi, i cili harton dhe dokumenton jo vetëm veprimtaritë e realizuara nga ai vetë por dhe ato të të nxënit. 

Portofoli i mësuesit dhe të nxënit:

  • mbështet dhe dokumenton zbatimin e kurrikulës së re pilot në shkollat e arsimit 9-vjeçar;
  • krijon qëndrueshmëri nga faza e pilotimit në procesin e futjes së kësaj kurrikule në të gjithë sistemin;
  • ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në sigurimin e cilësisë së zbatimit të kësaj kurrikule.