Ministry of Education and Sports

Nxënësit e talentuar të shkollave nga e gjithë Shqipëria kanë nisur punën dhe po angazhohen seriozisht për konkursin “Dhurata Për Mësuesin Tim” me rastin e 7 Marsit.

Këtë vit ky konkurs digjital është edhe më i veçantë pasi, për herë të parë, u jep mundësi të konkurrojnë edhe nxënësve të diasporës, frymëzuar nga mësuesit që i mësojnë gjuhën tonë të bukur shqipe, vlerat kombëtare, traditën dhe dashurinë për atdheun.

Ky është një konkurs gjithëpërfshirës sepse u jep mundësi të gjithë nxënësve të shprehen në fushën ku ata kanë më tepër talent, pikturë, skulpturë, zejtari, këngë, poezi, me apo pa mundësi ekonomike, kudo ku ata ndodhen, duke përfshirë edhe nxënësit me aftësi ndryshe.

Punimet e përzgjedhura do të postohen në faqen Facebook në datat 16-20 shkurt, të ndara në 4 albume të ndryshme, 3 sipas klasave (klasat 1-5, klasat 6-9, klasat 10-12) dhe 1 për nxënësit shqiptarë në diasporë.

Krijimet që do të marrin më shumë pëlqime (nga persona realë) në secilin album do të përcaktojnë fituesit e konkursit të cilët, së bashku me mësuesit e tyre, do të jenë pjesëmarrës në eventin final të datës 7 mars, të mbushur plot me surpriza dhe dhurata.
Një falënderim i veçantë edhe për të gjithë mësuesit dhe prindërit që gjatë këtyre ditëve po i nxisin dhe ndihmojnë nxënësit të shprehin talentin e tyre!

 

https://www.facebook.com/kushievis/posts/pfbid02SwnwGEn3Z62Ary83M3Xgt8H6jF6Wp2eQjwfJBsfyLWPatSDS7maqUTDKEedShvfJl