Ministry of Education and Sports

Njoftim për vend të lirë pune

Në zbatim të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligjit nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar” dhe VKM nr. 66, dt. 03.02.2010 “Për riorganizimin e Drejtorive Rajonale dhe Zyrave Arsimore”, Ministria e Arsimit dhe Sportit shpall konkurrimin për 1 vend të lirë, në pozicionin e Drejtor në Drejtorinë Arsimore Rajonale përkatësisht: Tiranë, Durrës, Shkodër, Fier, Gjirokastër, Vlorë, Korçë, Dibër, Elbasan, Lezhë, Kukës, Berat dhe Tiranë-Qark.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil, në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 "Statusi i nëpunësit civil".

KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT

• Të ketë mbaruar arsimin e lartë në ciklin e dytë për master shkencor në mësuesi
• Të ketë së paku 5 vjet përvojë profesionale dhe menaxhuese, parapëlqehet përvoja në nivele të larta të administrimit arsimor dhe në fusha që ndërlidhen me punën e DAR-së; 
• Të ketë kompetenca në përcaktimin dhe arritjen e objektivave strategjikë dhe operacionalë të institucionit. 
• Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe drejtuese. 
• Të ketë aftësi shumë të mira të komunikimit dhe të negocimit. 
• Të ketë aftësi të mira të përdorimit të programeve kompjuterike
• Njohja e gjuhëve të huaja përbën avantazh për kandidatin.

PAGA E POZICIONIT është në kategorinë III/b

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë, brenda datës 28 Tetor 2013, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit këto dokumente:
• Kërkesën për konkurrim 
• CV-në 
• Dy letra rekomandimi
• Fotokopje të diplomës universitare dhe asaj “Master” dhe listës së notave 
• Fotokopje të librezës së punës
• Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit
• Dëshmi të gjuhëve të huaja dhe të kompjuterit (nëse ka)
• Vërtetimin e gjendjes gjyqësore  
• Një numër telefoni
• Adrese elektronike, për t’u kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit

Mosparaqitja e ketyre dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.

KONKURRIMI

Pas verifikimit paraprak, më datë 05 Nëntor 2013 në selinë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit do të shpallet lista e konkurrentëve, të cilët kanë plotësuar kërkesat e paraqitura në rubrikën “Kërkesat e veçanta të kandidatit” dhe do të vazhdojnë më tej konkurrimin si dhe data kur do zhvillohen finalet publike pëballë një jurie prestigjioze. Konkurimi do të bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar 2004-2015, Kodin e Procedurave Civile, Legjislacionin e shërbimit civil, Ligjin nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”, Ligjin nr. 8503 dt. 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare” si dhe Ligjin nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, Ligjin nr.  9049 dt.10.4.2003 “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa Nëpunësve Publikë”.

Ky njoftim, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datat kur do të zhvillohen testimet, mund të gjenden në adresën e WebSite të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit www.arsimi.gov.al 

 

Njoftimi