Ministry of Education and Sports

Njoftim për studentët që do tërheqin dosjet në MAS

Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton të gjithë studentët e Institucioneve të Arsimit të Lartë që iu është hequr licenca dhe nuk kanë tërhequr dosjet e tyre me dokumentacionin përkatës pranë IAL-ve, se ditën e hënë 22.09.2014 fillon tërheqja e dosjeve pranë MAS.

Pas inventarizimit dhe sistemimit të dosjeve nga grupet e punës në MAS, ditën e hënë 22.09.2014, ora 09:00 deri 16:00, do bëhet shpërndarja e dosjeve të studentëve që nuk i kanë marrë ato nga IAL-të private, si më poshtë:

  • “Universiteti Planetar i Tiranës”
  • “Justiniani I”
  • “Medikadent
  • “Universiteti Amerikan i Tiranës
  • “Medikom”
  • “Universiteti Kristal”
  • Akademia Pedagogjike, Tiranë
  • Shkolla e Lartë Private e Edukimit

 

Për shkak të numrit të lartë të dosjeve që IAL-privat “Vitrina” ka dorëzuar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, studentët e këtij institucioni do të vijnë të tërheqin dosjet e tyre pranë MAS, duke filluar nga dita e martë, 23.09.2014 e deri në datën 29.09.2014.

Për studentët e IAL “Vitrina”, MAS do të publikojë në ditët në vazhdim grafikun se si këta studentë do të tërheqin dosjet e tyre.

Studentët e IAL- “Vitrina” janë të lutur të ndjekin vazhdimisht faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit si dhe faqen zyrtare të MAS në facebook, ku do të publikohen listat e studentëve, data dhe ora, kur ata duhet të vijnë të tërheqin dosjet e tyre pranë MAS.

Të gjithë studentët duhet të paraqitet personalisht në MAS për tërheqjen e dosjes së tij, i pajisur me dokument identifikimi të vlefshëm, vetëm në datat e parashikuara nga MAS.

MAS merr përsipër t’i dorëzojë studentit vetëm dosjen origjinale të dorëzuar nga IAL-ja pa hequr apo shtuar asnjë dokumentacion tjetër. Përgjegjësia për dosjet me dokumentacion të paplotë, të gabuar, të pasaktë apo me mungesa në dokumentacion është në ngarkim të IAL-së që ka përgatitur dosjen.

 

Në lidhje me numrin e matrikullimi

Studentët e pa pajisur me numër matrikullimi nuk mund të transferojnë studimet e tyre në asnjë IAL publike apo private në Republikën e Shqipërisë.

  • Studentët që kanë tërhequr dosjet e tyre pranë IAL-ve që iu është hequr licenca, por që në dosje nuk kanë asnjë dokumentacion ose reference të numrit të matrikullimit, mund të dërgojnë kërkesën për t’u pajisur me numër matrikullimi, nëse ky numër i është akorduar, nga Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP), në adresën e email vkl@arsimi.gov.al duke saktësuar të dhënat si më poshtë:

Emër, Mbiemër, Atësi, Datëlindje

Emërtimi i programit të studimit

Emërtimi i IAL-së ku ka ndjekur studimet

Cel, kontakti

Studentët duhet  të bëjnë kërkesën e tyre për numër matrikullimi përpara datës 29 shtator.

 

MAS do të kryejë verifikimet me AKP dhe do të pajisë eventualisht studentin me dokumentin përkatës.

Studenti nuk duhet të paraqitet në MAS pa u njoftuar. Studenti do të njoftohet për datën dhe orën e tërheqjes së dokumentit me email në adresën e përcaktuar prej tij në email e dërguar.

  • Studentët që do të tërheqin dosjet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe u mungon numri i matrikullimit do të pajisen me të, nëse AKP ka lëshuar numër matrikullimi, kur të tërheqin dosjen e tyre pranë MAS.

 

MAS merr përsipër vetëm verifikimin përmes Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP) të të gjitha rasteve kur nga IAL-ja nuk është shënuar numri i matrikullimit në dokumentacionin përbërës të dosjes, dhe i lëshon studentit një vërtetim tip ku përcaktohet, eventualisht, numri i matrikullimit që i është akorduar nga AKP, ose në të kundërt, një vërtetim që ky student nuk është pajisur ndonjëherë me numër matrikullimi për arsye të parregullsive të vërejtura në dokumentacionin e dorëzuar nga IAL-ja përkatëse sipas kuadrit ligjor në fuqi.

Njoftohen të gjithë studentët se nga data 29 shtator, deri në orën 12.00 të datës 3 tetor 2014, nga ana e studentëve, kryhet aplikimi, për programet e studimit të ofruara nga Fakulteti përkatës, sipas listave të programeve të studimit të ekuivalentuara.