Ministry of Education and Sports

Njoftim për studentët e Universitetit të Vlorës

Njoftojmë studentët e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, dhe opinionin publik se nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit nuk ka  asnjë vendimmarrje për transferim të studentëve në universitete të tjera publike apo private apo mbyllje programesh studimi në të cilat vijojnë studimet aktualisht studentë të Universitetit të Vlorës.

Garantojmë gjithashtu se çdo vendimmarrje e MAS do të jetë në përputhje më aktet ligjore në fuqi dhe në interesin më të mirë të studentëve.