Ministry of Education and Sports

Njoftim për Formularin A2

Duke filluar nga dita e hënë, 27 korrik 2015, mbështetur në Rregulloren e Maturës Shtetërore, fillon aplikimi për Formularin A2, për të gjithë maturantët/kandidatët që dëshirojnë të ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë në vend.

Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj beri publik, gjatë një konference për shtyp, kalendarin se kur maturantët/kandidatët mund ta plotësojnë Formularin A2.

“Këshillojmë që çdo maturant, në ditët në vijim, të bëjë përgatitjet paraprake jashtë sistemit online (Portalit të Maturës Shtetërore), duke u konsultuar me gjithë informacionin që i vihet në dispozicion nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare e Provimeve në faqet zyrtare online”, tha Malaj.

Zëvendësministrja Malaj shtoi se maturantët apo kandidatët duhet të njihet fillimisht me listën e plotë të programeve të studimit që ofrohen nga Institucionet e Arsimit të Lartë Publik, për vitin akademik 2015-2016, kuotat e miratuara nga Vendim të Këshillit të Ministrave për çdo program studimi, koeficientin e shkollës për çdo program studimi (K), koeficientin e lëndëve me zgjedhje (F1 dhe F2) për çdo program studimi, formulën e llogaritjes së pikëve si dhe pikët e fituesit të fundit për çdo program studimi në vitin e kaluar akademik.

Për të konkurruar në garën për t’u shpallur fitues në njërin nga programet e studimit të ofruara nga Institucionet e Arsimit të Lartë Publik të vendit, çdo maturant që rezulton kalues në të gjitha provimet e Maturës Shtetërore dhe ka kryer procedurat për pasqyrimin në sistem të pikëve/notës mesatare, duhet të plotësojë Formularin A2, online në çdo mjedis ku ka akses interneti.

Në link më poshtë gjeni kalendarin e plotësimit të Formularit A2 dhe Formularin A2:

Kalendari i plotësimit të Formularit A2, MSH 2015

Formulari A2 2015