Ministry of Education and Sports

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi është shprehur entuziaste për suksesin dhe rezultatet e jashtëzakonshme që po marrin sportistët shqiptarë në arenën ndërkombëtare.

Në një status në rrjete sociale ku ka përgëzuar edhe peshëngritësin e ri Ertjan Kofsha për tre medaljet e arit, Ministrja Kushi shprehet krenare që sporti shqiptar si asnjëherë më parë po triumfon në garat ndërkombëtare.

 

“Medaljet e shumta të sportistëve tanë në disiplina të ndryshme dëshmojnë që Shqipëria, edhe pse vend i vogël, ka vlera të larta sportive dhe talente të rralla.

Suksesi më i fundit është i sportistit Ertjan Kofsha, peshëngritësit nga Shtërmeni, i cili i shtoi një tjetër kampion Shqipërisë me 3 medalje të arta në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për moshat U-15 dhe U-17, që po zhvillohet në Raszyn të Polonisë,- shkruan Znj. Kushi.

 

Më tej ajo shton se:

“Si ministre e sportit, këto rezultate më bëjnë jo vetëm krenare, por më motivojnë për të punuar edhe më shumë për zhvillimin e mëtejshëm të sportit, si dhe mbështetjen, trajtimin dhe vlerësimin e sportistëve me dinjitet.

Suksese Ertjanit dhe të gjithë sportistëve që lartësojnë flamurin shqiptar kudo në botë!”

 

https://www.facebook.com/100057450729783/posts/534736358451384/?d=n