Ministry of Education and Sports

Nisin punimet për ndërtimin e ambienteve të reja të shkollës 9-vjeçare ‘Hillary Clinton’ në Kamëz. Në inspektimet e fillimit të punimeve morën pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, Kryetari i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli, Ambasadori Gjerman Peter Zingraf, Drejtoresha e Zyrës KfW-së për Shqipërinë Brit Horschke, si edhe Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, z. Dritan Agolli.

Gjatë fjalës së saj ministrja Kushi theksoi:

“Unë jam shumë e kënaqur me projektin, me standardet e reja që do të aplikohen për shkollën. Sepse tashmë nuk do t’i shërbejë vetëm nxënësve dhe mësuesve, por do të jetë një qendër komunitare. Do t’i shërbejë të gjithë komunitetit për të nxitur partneritetin edhe me bashkinë edhe me institucione të tjera, për të nxitur vullnetarizmin, por edhe shumë projekte kulturore sportive. Këtu do të aplikohet edhe projekti i ekipeve sportive të volejbollit, të basketbollit, sepse do të ketë edhe një palestër, mjedise shumë të mira për aktivitete sportive. Po kështu edhe projekti bëjmë detyrat e shtëpisë, nxënësit do të kenë mundësi që në kushte komode, nën kujdesin e mësuesve do të qëndrojnë edhe jashtë orarit mësimor për aktivitete të ndryshme për t’i ndihmuar edhe prindërit të cilët janë në punë gjatë pasdites dhe nuk kanë mundësi që t’i ndihmojnë nxënësit për detyrat e shtëpisë. Ne do të kemi në këtë shkollë klube të arteve, të këngës, valleve edhe për të ringjallur dhe për të trashëguar traditat e mira që ka kjo zonë.”

Shkolla 9-vjeçare “Hillary Clinton” pritet të hapë dyert vitin e ardhshëm shkollor, në shtator, kur parashikohet të jetë gati me të gjitha ambientet që do tu shërbejnë rreth 1300 nxënësve të kësaj zone dhe 65 punonjësve mësimorë.

https://www.facebook.com/watch/?v=660170235908591&extid=NS-UNK-UNK-UNK-IOS_GK0T-GK1C&mibextid=2Rb1fB&ref=sharing