Ministry of Education and Sports

Në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit u organizua ceremonia e nisjes së trajnimit për brezin e pestë të Programit të Detyrueshëm Përgatitor për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar.

 

Të pranishëm në nisjen e trajnimit ishin Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, drejtues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Shkollës së Drejtorëve, përfaqësues të universiteteve partnere, trajnerë dhe  bashkëpunëtorë të programit.

 

Ministrja Evis Kushi theksoi se përveç rritjes së numrit të pjesëmarrësve, risi për këtë brez do të jetë edhe Biblioteka Dixhitale për Arsimin Parauniversitar dhe Lidershipin në Shkollë, si dhe përkthimi në shqip i një pjese të literaturës mbështetëse në këtë fushë.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

“Gjithashtu këtë vit zgjerohet më tej bashkëpunimi me universitetet, duke përfshirë përveç Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, edhe Universitetin ‘Luigj Gurakuqi’ në Shkodër dhe ‘Fan Noli’ në Korçë”, – shkruan Ministrja Kushi.

Ky brez vjen me një numër prej 290 aplikantësh, 5 herë më të lartë se në brezit të parë.

 

https://facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0xw2BKzGS6Nd8cYr6mCWeSbASzwGaauN5mUVPU9zv7z3UTgsUAUD6nXBZZTX5rbMCl&id=100057450729783