Ministry of Education and Sports

Në shkollën "A.Z.Çajupi", Tiranë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ishte sot, e pranishme në aktivitetin e nxënësve të gjimnazit “A.Z.Çajupi”, ku u prezantuan projektet e tyre, në kuadër të nismës “Shkolla si Qendër Komunitare”.

Ministrja Nikolla përshëndeti projektet e detajuara të nxënësve, dhe shprehu gjithë mbështetjen e saj për realizimin e tyre.

“Gjithçka që lind nga ju të dashur nxënës është gjëja më e vyer që duhet të kthehet në realitet. Ne nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të nxitojnë që të ecim me hapin tuaj, që është hapi i një Shqipërie evropiane, i një shkollë më cilësore, më inteligjente”, tha Nikolla.

Ministrja i cilësoi projektet si vizionare e që realizmi i tyre do t’i shërbejë jo vetëm nxënësve dhe mësuesve, por edhe gjithë komunitetit të zonës ku ndodhet shkolla “A.Z.Çajupi”.

Shkolla “A.Z.Çajupi” është një ndër 180 shkollat të caktuara për të qenë pjesë e projektit “Shkolla si Qendër Komunitare”. Në vitin e ri shkollor, në këtë shkollë do të fillojë të funksionojnë tre klasa inteligjente, në kuadër të projektit “Shkolla digjitale”, ku nxënësit dhe mësuesit do ta zhvillojnë mësimin përmes tabletave.

Gjimnazi “A.Z.Çajupi” është pjesë e projektit për marrjen në patronazh të shkollave komunitare nga ministrat, nën kujdesin e Ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla.

Ministrja Nikolla i ftoi nxënësit të vazhdojnë të ideojnë projekte të reja, për t’i bërë pjesë të Panairit të Ëndrrave dhe Ideve, që do të organizojnë të gjitha shkollat si qendra komunitare.