Ministry of Education and Sports

Në lidhje me transferimin e studimeve dhe programe të dyta studimi

Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton të gjithë studentët që dëshirojnë të transferojnë studimet e tyre në një Institucion Publik të Arsimit të Lartë, ose që dëshirojnë të vazhdojnë një program të dytë studimi, se mund të aplikojnë pranë këtyre institucioneve  qysh prej ditës së sotme deri në datën 6 tetor.

Për programet e studimit që parashikojnë konkurs për pranimin e tyre, aplikimet kryhen nga data 1 tetor deri në datën 3 tetor 2014.

Nga këto kuota, nuk përfitojnë studentët që transferojnë studimet nga institucionet private të arsimit të lartë së cilëve u është hequr licenca. Këta të fundit do të aplikojnë sipas Udhëzimit përkatës për ta, Nr. 33 datë 19.09.2014, direkt pranë IAL-ve përkatëse.

Transferimi i studimeve mund të bëhet në një program studimi të njëjtë ose të ngjashëm të të njëjtit cikël e tipologji. IAL-të nuk mund të pranojnë aplikime për transferime gjatë vitit akademik, por vetëm sipas afateve të përcaktuara në Udhëzimin Nr.36 të datës 01.10.2014

Të gjithë studentët e interesuar të ndjekin faqen zyrtare të MAS-it, në lidhje me dokumentacionin që duhet të paraqesin pranë IAL-ve.

Aplikimet për transferimin e studimeve dhe për program të dytë studimi do të shqyrtohen nga komisionet e ngritura për këtë qëllim nga IAL- të , të cilat më pas do të shpallin edhe fituesit.

Pas shpalljes së fituesve, nëse ata nuk paraqiten për regjistrim brenda datës 15 tetor, IAL-të do të vijojë me shpërndarjen e kuotave për kandidatët e tjerë.

 

 

Udhëzim Nr. 36, datë 01.10.2014 për "Kriteret dhe procedurat e pranimit dhe regjistrimit të kandidatëve që aplikojnë për transferim të studimeve dhe për program të dytë studimi në programet e ciklit të parë të studimeve me kohë të plotë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2014 – 2015"