Ministry of Education and Sports

Ministrja Besa Shahini ka zhvilluar një takim me disa prej mësuesve të parë që i janë bashkuar projektit “RTSH Shkolla”, në mars 2020, me të cilët ka bashkëbiseduar për eksperiencën e tyre me këtë kanal televiziv dhe sfidat aktuale që paraqiten me nisjen e vitit të ri shkollor.

“Ata, së bashku me ne dhe stafin e RTSH, kanë qenë pionerët e këtij projekti që rezultoi në themelimin e një kanali të veçantë dedikuar shkollës. Tashmë fytyra të dashura, jo vetëm për nxënësit por edhe për prindërit dhe shikuesit e tjerë, Ori, Santa, Entela, Fitorja, Klarita dhe Eleni janë shndërruar në përsonazhet e dashura të ekranit televiziv”, shprehet Znj. Shahini.

Ndër të tjera, ajo nënvizon se ndihet tepër krenare që kemi një armatë të jashtëzakonshme mësuesish, të cilët e treguan veten më së miri duke u përshtatur brenda një kohe rekord që në ditët e para të pandemisë për mësimdhënien online. “Kjo më bën besimplotë se do ta përballojmë edhe vitin e ardhshëm shkollor, që pandemia do ta bëjë po aq të vështirë sa atë që mbyllëm”, thekson Ministrja Shahini ndërsa në fund shpreh mirënjohje për kontributin e gjithsecilit.

https://www.facebook.com/1980444878879282/posts/2652542738336156/?extid=QYCG9bddSr6xwXPK&d=n