Ministry of Education and Sports

Nga dita e nesërme, maturantët do të kenë mundësi të përgatiten me leksione të lëndëve kryesore nga televizioni dhe hapësira online e krijuar posaçërisht nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

 

Në një postim të ri të ministres Besa Shahini drejtuar maturantëve, shkruhet se: “Duke filluar nga nesër, çdo ditë nga e hëna në të premten, ora 13:30-14:30, në programin RTSH Shkollë do të ketë një hapësirë të dedikuar vetëm për ju nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me leksione të lëndëve matematikë, biologji dhe kimi, në RTSH-1”.

 

Në këtë mënyrë, maturantët nëpërmjet mësimit nga televizioni dhe online do të mund të shfrytëzojnë më së miri kohën e tyre gjatë qëndrimit në shtëpi.

 

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2524401834483581&substory_index=0&id=1980444878879282