Ministry of Education and Sports

“Edukimi feminist është edukim kundër patriarkalizmit – apo pabarazisë gjinore – që është edhe burimi kryesor i abuzimit, dhunës dhe diskriminimit ndaj vajzave dhe grave”, nis një publikim në rrjete sociale i Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ndërsa njofton se tashmë ka filluar edhe trajnimi mbi “edukimin feminist” me psikologët dhe punonjësit social shkollorë.

Duke e konsideruar atë si një hap të rëndësishëm në parandalimin e dhunës dhe abuzimit ndaj nxënësve, Ministrja Shahini e cilëson gjithashtu si “një ndër projektet më të rëndësishme që po zbatojmë, sepse synon adresimin e seksizmit, racizmit dhe homofobisë që mund të ekzistojnë në kulturën shkollore, me qëllim zhvillimin e shoqërisë së shëndetshme demokratike”.

“Siç edhe kemi premtuar, do të dyfishojmë numrin e psikologëve dhe punonjësve social nëpër shkolla dhe të gjithë do të kalojnë përmes trajnimit mbi “edukimin feminist” – shprehet ndër të tjera Znj. Shahini.

https://www.facebook.com/1980444878879282/posts/2633651610225269/?d=n