Ministry of Education and Sports

Ministrja Nikolla viziton shkollën 9 vjeçare në Radomirë “Mbështetje për mësuesit e klasave kolektive”

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinise Lindita Nikolla vizitoi shkollën 9-vjeçare “Ibrahim Gjorgji”  në Radomirë, zona më e thellë e Dibres. Gjatë takimit që zhvilloi me stafin prej 18 mësuesish të kësaj shkolle me mjedise të reja falë rikonstruksionit që iu nënshtrua vitit të kaluar, ministrja e arsimit theksoi se objektivi i këtij mandati të dytë të qeverisë është mësuesi. E ndërgjegjshme për vështirësitë që kanë veçanërisht mësuesit e klasave kolektive, ministrja Lindita Nikolla garantoi më shumë mbështetje për ta.

 Lindita Nikolla – ministre e arsimit, rinise dhe sportit

“Ne do të bëjmë gjithçka mundemi per t’ju mbështetur në detyrën tuaj, ju së pari mësuesit ë jeni në sistem, por patjetër që ne do të ndërhyjmë dhe në atë që është formimi fillestar i mësuesve, duke bashkëpunuar me fakultetet e edukimit. Kjo ështe shumë e rëndësishme, ashtu sikurse është e rëndësishme dhe fakti që ne jemi fokusuar tek klasat kolektive. Lejomëni që si ministre e arsimit, unë t’ju shpreh mirënjohjen e plote pasi e di që mësuesit që punojnë në klasat kolektive e kanë edhe më të vështirë, për faktin se duhet të përgatiten më shumë me një vizion edhe më të qartë, me më shumë energji më e madhe për të ngushtuar hendekun në disa lëndë mes nxënësve të niveleve të ndryshme.”

Për të plotësuar këto nevoja ministrja e arsimit bëri të ditur se qeveria ka adresuar një buxhet të konsiderueshëm për të realizuar një ndërhyrje cilësore në mbështetje të mësuesve

Lindita Nikolla – ministre e arsimit, rinise dhe sportit

“Qeveria ka realizuar një buxhet të konsiderueshëm per vitin 2018-te që ne të kemi një ndërhyrje sa më cilësore në mbështetje të mesuesve pa dyshim, sepse ato janë prioriteti ynë si dhe në të gjitha klasat kolektive në vend. Një tjetër prioritet i qeverisë shqiptare, të cilin kryeministri e ka përmendur është që deri në fund të mandatit paga e mësuesve të arrijë nivelin  deri në 40% të pages aktuale”

Në vijim të këtij takimi, Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Dibër, Margarita Markja tregoi se në këtë shkollë janë dhe 3 fëmijë me aftësi të kufizuar, të cilëve u ofrohet mësimi në shtëpi. Tre mësues, përkatësisht Muhamed Selmani, Munir Domi dhe Eljona Deda, njëherësh drejtoreshë e shkollës japim mësim pranë këtyre fëmijëve duke e shëndruar shkollën e Radomirës në promotore të ofrimit të këtij shërbimi në rang fshati.